Një ditë para seancës për zgjatjen e afateve të vettingut, Ambasadorja Kim takon nënkryetarin e Kuvendit, a do ta japë opozita votën pro?

Një ditë para seancës për zgjatjen e afateve të vettingut, Ambasadorja Kim takon nënkryetarin e Kuvendit, a do ta japë opozita votën pro?

Ambasadorja Yuri Kim dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Një ditë para seancës në Kuvend ku do të hidhen në votimet propozimet e maxhorancës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e afateve të vettingut, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkajn.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadorja Kim nëpërmjet një postimi në Twitter, ku teksa ka uruar Gjekmarkajn për postin e nënkryetarit të Kuvendit, thotë se SHBA presin bashkëpunim të fortë.

"I kënaqur të takohem me deputetin Agron Gjekmarkaj sot. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe presim bashkëpunim të fortë", shkruan Kim.

Partia Demokratike nuk e ka zyrtarizuar ende votën pro zgjatjes së afateve të vettingut, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar vazhdimisht takime me diplomatët e huaj në vendin tonë.

Kujtojmë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar presion që zgjatja e afateve të vettingut të votohet. Ditën e djeshme, SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve. Ata nwnvizuan se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe edhe falë saj vendi ka bërë shumë përparim. Të njëjtin mesazh dha po dje edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tuku: 09/02/2022 20:24

    Me adhurim e shihte Edi Ramen, ndersa ketij lafsh gjeldetit i ka kthyer ….. ahahhaha

    Përgjigju
  • na qelbi kjo,: 09/02/2022 19:35

    Po kjo buca nuk po le me qen aty .....mos!kushedi sa kelysha do pjelli kjo...

    Përgjigju
  • Analisti: 09/02/2022 19:02

    Po keta jane marre peng. Cfare pyetje eshte kjo a do e jape voten opozita bravave. Apo eshte thjesht pergjigja. Ky Gjakmarrsi nuk e kuptojme me cfare merret aty te PD. Populli thote se ka punuar edhe te ministria e kultures se rilindjes madje ka kerkuar per te qene edhe kandidat i LSI ne Lezhe. Duhet veting te ambasada USA ne Tirane, sepse ka pjerdh fare analiza, mjafton te gjejne bythlepirsa si puna ketij dhe cdo gje eshte ne rregull.

    Përgjigju
  • Sa turp: 09/02/2022 18:59

    Sa turp i madh qe juri eshte gati te dale edhe me qen ne foto vetem e vetem te beje lajm. Kurr me pare ambasada usa ska qene me dobet ne perfaqesim.

    Përgjigju
  • Mynyri: 09/02/2022 18:46

    O bo bo bo bo. Ky terroristi fetar bythlepires. Nuk behet me ky vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja