Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në Kryeministri. Kjo vizitë vjen një ditë para mbajtjes së seancës plenare të Kuvendit, e para pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Para seancës që nis në orën 12:00, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve e thirrur nga Spiropali.

Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.