Pas takimit me Bashën, aleatët: Zgjedhje me një palë nuk do të ketë në 30 qershor

Për rreth një orë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me partitë aleate. Takimi, i zhvilluar në selinë blu, vjen një ditë para se aleatët do të takohen me presidentin Ilir Meta. Në përfundim të tij, ishte Dule dhe Mediu, të cilët u shprehën se qëndrimi i tyre është i njëjtë: zgjedhje me një palë nuk do të ketë në 30 qershor.

"Nesër në orën 11:00 zhvillohet takimi me Metën për t'i paraqitur këtë platformë, se përbën një bazë të mirë për të nisur përpjekjen të gjitha palët dhe për të arritur konsensusin e domosdoshëm që kërkon realiteti i rënduar në vend. Juve i ndoqët zhvillimet në Berlin, askush nuk e koncepton dot një situatë normale në vendin tonë. Zgjedhje nuk mund dhe nuk duhet dhe nuk do të ketë më 30 qershor. Arroganca, prepotenca e Ramës nuk i shërben këtij objektivi, që mbledh shumicën dërrmuese. Kemi një koalicion që është funksional mbi bazën e demokracisë", tha Dule.

"Kemi të njëjtën qëndrim për situatën, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore. Presidenti i Republikës organizon tryezën jo nga dëshira jonë, por për shkak të situatës së rënë politike për të ndaluar një konflikt që po përkeqësohet çdo ditë e më tepër. Nuk përcaktojmë ne se kush është kryetari i PS, as nuk përcakton Rama se kush është kryetari i PD apo i partive të tjera. Çdo parti përfaqësohet me kryetarin që ka zgjedhur. Kryeministri për ne nuk duhet të jetë Edi Rama. Kryeministri për ne është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye ne nuk pranojmë Edi Ramën kryeministër që të jetë zgjidhja për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Mediu. 

Më herët, kreu i PDK, Nard Ndoka, kryetari i PR, Fatmir Mediu, Agron Duka, kryetar i PAA dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dolën në një qëndrim të unifikuar se kërkesa e tyre ndaj presidentit Meta për të ulur në tryezë dialogu të gjitha palët politike ka dakordësinë edhe të Bashës. Në këtë tryezë me fokus zgjidhjen e krizës politike, nuk përjashtohej të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, por jo si kryeministër.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 29/04/2019 21:25

    Jane 50 pale te regjistruara deri tani plus te pavarur.nuk prishet asnje gjenese hyni apo jo.pastrohet politika nga hajdute crases,spiune agjenturash

    Përgjigju
  • Kirasi: 29/04/2019 19:01

    Perfundimisht kta jane bo si telenovele turke ..

    Përgjigju
    • Tirona: 03/05/2019 02:59

      5 kryezagaret e kombit! Ndoshta lepijme ndonje koske,se POPULLI NUK PO NA I VAR!

    • Arbëri: 29/04/2019 20:19

      Dule kacifas terroristi e mbështetje lulushin, po pse jo...???

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit