Ndërsa Kosova po hyn në orët e fundit të pritjes për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, flamujt e UÇK-së po shfaqen në gjithnjë e më shumë institucione dhe hapësira publike.
Pas shesheve, rrugëve dhe ndërtesave, nga sot flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në xhamitë në mbarë Kosovën. Vendimi është marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka urdhëruar që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të stolisen me flamurin e UÇK-së.
Sipas vendimit të firmosur nga myftiu Naim Tërnava pas mbledhjes së Kryesisë së BIK-ut, flamuri do të vendoset edhe në minaret e xhamive, përveç vendeve ku zakonisht ngrihen flamujt.
Lajmi kryesor:
Kosova me sytë nga Haga, nesër vendimi për Thaçin! Prishtina pret verdiktin në shesh, rrugët mbushen me flamuj e mbishkrime për ish krerët e UÇK-së: Shpallini të pafajshëm!










