Një ditë pas Grida Dumës, Alfred Rushaj dorëzon në Kuvend kërkesën për lënien e mandatit
Alfred Rushaj dhe Grida Duma
TIRANË- Demokrati Alfred Rushaj ka dorëzuar sot kërkesën për lënien e mandatit të deputetit në Kuvend. Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit për arsye që lidhet me motive personale.
Alfred Rushaj, mbështetës i Lulzim Bashës, mbajti për disa muaj detyrën e kreut të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deri në janar të këtij viti. Posti që la bosh, u mbajt në vijim nga Enkelejd Alibeaj. Mësohet se mandatin e tij i bie që ta marrë Petrit Doda që në zgjedhjet e 25 prillit ka marrë 5987 vota personale.
Rushaj e ka dorëzuar kërkesën për lënien e mandatit një ditë pasi e dorëzoi në Kuvend edhe Grida Duma. Në fjalën e saj, Duma tha se ka bërë gjithçka për bashkimin e partisë, si edhe që PD të vijojë të jetë një parti pro amerikane. Duma pritet t'i futet botës së televizionit dhe do të nisë një emision në Top Channel. Mandati i saj i kalon Ori Nebiajt, por nuk dihet nëse ajo do e pranojë pasi është e angazhuar në televizion.
Alfred Rushaj një emër i njohur për demokratët, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha, iu bashkua Lulzim Bashës gjatë zgjedhjeve të prillit 2021, dhe drejtoi fushatën elektorale, ndërsa ish-kryedemokrati e radhiti ndër të parë në listën e PD-së për Tiranën.
Rushaj ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.
Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh), ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, por ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri. Ai gjithashtu ka qenë pedagog i Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1999 deri në vitin 2004.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave
17 Janar, 10:47
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështesë Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Kandidoi në primaret e PD në 2023, avokati nxjerr ‘të palarat’ e procesit: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan
16 Janar, 18:28
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Irma Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Ogur i zi për zgjedhjet e 11 majit
16 Janar, 10:48
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Pezullohen zgjedhjet, Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër! Për herë të parë drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
Këta të pseudo-opozitës po imitojnë serbët e Kosovës apo çfarë? Gjithashtu edhe si Putini që akuzon ukrainasit për gjëra që bën vetë ai!
Përgjigju