Një ditë pas sulmit ndaj efektivëve
Lazarati i qetë...por s'duan policë

Një ditë pas sulmit ndaj efektivëve<br />Lazarati i qetë...por s'duan policë
LAZARAT - 24 orë pas sulmit ndaj policisë prej adoleshentëve dhe një pjesë të banorëve të Lazaratit, situata në fshat, është mjaft e qetë përveç një incidenti të vogël. Banorët e Lazaratit të gjendur në qendër të fshatit, pretendojnë se një efektiv policie, ka dhunuar një nxënës të fillores pa asnjë arsye. 

Kjo ka ndezur paksa gjakrat mes banorëve dhe dy policëve që gjendeshin në qendër të fshatit, por që kaloi me ndërhyrjen në kohë të tyre.  Sipas banorëve situata në Lazarat është e qetë dhe kjo sipas tyre, falë maturisë që tregon ky komunitet. 

lazarat me logo
(Në foto: Forcat policore sot në Lazarat) Foto të tjera

Gjithsesi, sërish lazaratasit, ngulmojnë në largimin total të prezencës policore pasi nuk është normale një përqëndrim kaq i madh i tyre.  Kjo përbën një kërcënim real të njerëzve në një vend normal thonë ata për A1 Report. 

lazarat me logo
(Në foto: Dita e sotme në Lazarat) Foto të tjera

Ndërkaq nxënësit në shkollën e bashkuar “Muhamet Gjollesha”, kanë fekuentuar më pak seancën mësimore përgjatë ditës së sotme, kjo edhe në shenjë proteste të ngjarjes së një dite më parë, kur mjaft nxënës adoleshentë gjimnazistë, u shoqëruan në polici, pas incidenteve.

lazarat me logo
(Në foto: Dita e sotme në Lazarat) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë