Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në nivel të kryenegociatorëve  në Bruksel, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po akuzon Serbinë  për qasje destruktive në dialog.

Sipas tyre, pavarësisht takimeve në kuadër të dialogut progresi do të jetë i vogël për shkak të sabotimit të Serbisë të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në anën tjetër, edhe njohësit e procesit të dialogut thonë se zbatimi i marrëveshjes do të jetë i vështirë gjatë këtij viti, kur dihet se Kosova është në vit zgjedhor kurse Bashkimi Evropian është në fazën e tranzicionit të zgjedhjes së strukturave të reja udhëheqëse.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, thotë për KosovaPress se arsyeja që s’ka pasur sukses takimi i djeshëm i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me homologun e tij nga Serbia, Petar Petkoviq është për shkak se Serbia nuk po dëshiron të zbatojë marrëveshjen bazë në tërësi, por kërkon vetëm themelimin e Asociacionit.

Ai kërkon nga Bashkimi Evropian që të bindin Serbinë që ajo të zbatojë marrëveshjen e Brukselit mbi bazën e një sekuencimi të balancuar.

Ndërkaq, ish diplomati, Blerim Canaj, thotë se me takimin e djeshëm në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel kanë rënë kushtet e kryeministrit Albin Kurti të paraqitura javën e kaluar.

Pas takimit, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi tha se është e nevojshme formalizmi i marrëveshjes përmes nënshkrimit të saj. Ai akuzoi se Serbinë se nuk dëshironte të fliste për sekuencimin e ujdisë së Brukselit dhe Ohrit, por insistonte vetëm në themelimin e Asociacionit.

Javën e kaluar u zhvilluan takime të ndara në nivel të lartë politik në Bruksel, mirëpo s’pati takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti paraqiti tri kushte, nënshkrimin e marrëveshjes bazë, tërheqjen e letrës së ish kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq drejtuar BE-së si dhe dorëzimin e Radoiçiq në Kosovë. Këto sipas kreut qeveritar janë garanci për mirëbesim në procesin e dialogut./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…