Një diversion, për të krijuar pasiguri për 30 Qershorin

Një diversion, për të krijuar pasiguri për 30 Qershorin

Pas një udhëtimi të dëshpëruar në Britaninë e Madhe, dhe një injorimi mizor që i janë bërë pretendimeve të tij nga faktori ndërkombëtar, Lulzim Basha po përpiqet të fusë krizën në një spirale të re, duke bërë sikur është gati për një pakt me Ramën. Dhe për këtë shkak, flet për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, përtej 30 qershorit.

Lulzim Basha ka kërkuar për herë të parë nga Berati, shtyrjen e zgjedhjeve, si një mënyrë për të zgjidhur krizën.

Ai e ka arsyetuar shtyrjen e zgjedhjeve me atë që ka ndodhur në 2007, me zgjedhjet lokale.

Duke folur për shtyrjen e zgjedhjeve, shumë njerëz mendojnë se jemi afër ndonjë pakti, dhe e vetmja gjë që pengon, është koha. Këtë ide po përpiqen ta ngjallin dhe aleatët e Bashës.

Gjithë mekanizmat e vënë në dispozicion kundër 30 qershorit, janë përqëndruar tek krijimi i idesë që zgjedhjet nuk do mbahen më 30 qershor.

Për këtë, në një anë përdoret retorika e fortë, kërcënimi për luftë, përkufizimi si betejë “për jetë e vdekje”, nga ana tjetër hidhen në debat teza të tilla si shtyrja e zgjedhjeve, për të krijuar idenë se palët janë afër një marrëveshjeje, është rënë dakord për të gjitha gjërat, por është problem kjo data 30.

Pra, e gjitha është një diversion, për të krijuar pasiguri për datën 30 qershor.

Në fakt, ajo që bën gjithë ditën Sali Berisha dhe Lulzim Basha, është pikërisht ta bëjnë të pasigurt 30 qershorin, duke krijuar idenë se, ose do ketë luftë, ose marrëveshje, por për këtë të fundit duhen shtyrë zgjedhjet.

Dhe pas kësaj, po të dy bashkë merren personalisht me çdo kandidat të “Bindjes Demokratike”, ose për ta shantazhuar, ose për ta joshur, që të tërhiqet nga gara.

Të gjitha argumentet që u thonë, janë pikërisht këto, që më 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, dhe se PD do t’iu jetë mirënjohëse nëse tërhiqen nga gara, dhe do t’i ketë në konsideratë në listat e saj.

I gjithë ky agresion vjen pas vendosmërisë që Rama tregoi në takimin e fundit me kandidatët e vet, se zgjedhjet do të mbahen në datën 30 qershor.

Në horizont nuk ka asnjë marrëveshje, dhe asnjë faktor ndërkombëtar nuk ka shfaqur asnjë interes të ketë një marrëveshje.

Të gjitha palët, përveç opozitës, bien dakord se në Shqipëri duhet krijuar një standard ndëshkimi për ata që prishin rregullat e lojës.

Lulzim Basha është i pari që e ka marrë këtë mesazh dhe po përpiqet të krijojë idenë se mund të ketë marrëveshje, sikur ky Edi Rama të shtyjë zgjedhjet. Kaq është e gjitha kërkesa e tij për shtyrje të zgjedhjeve.

Shtyrja e zgjedhjeve është shtyrje e krizës dhe nuk prodhon asgjë, përveçse legjitimon pengmarrjen e Shqipërisë nga një grup politikanësh të papërgjegjshëm.

Basha mund ta shtyjë deri në datë 30 qershor me gënjeshtra të tilla, por nuk mund të shtyjë 30 qershorin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë