Një ‘dorëheqje’ dhe një mostërheqje e turpshme

Një ‘dorëheqje’ dhe një mostërheqje e turpshme

Berisha dhe Alibeaj

Kush humbet zgjedhjet, qoftë edhe brenda një partie dhe jo pastaj, ato vendore apo të përgjithshme, dorëhiqet, ikën, ose kërkon mirëkuptimin nga mbështetësit e tij. Eshtë normë në politikë, nuk mund të qëndrosh pafundësisht në krye të një force politike, kur humbet zgjedhjet. Edhe pse Berisha mund të thotë (dhe ka të drejtë ndoshta) se “kam me vehte shumicën e militantëve”, edhe pse ai mund të justifikohet se “Rama i vodhi dhe i bleu votat”, kjo nuk e shfajëson nga përgjegjësia personale. Kush nuk mund ti mbrojë votat, le të mos hyjë në zgjedhje. Por ajo që “befasoi” ditët e fundit ishte “dorëheqja” e Alibeajt. Pritej dhe nuk pritej, por gjithsesi ai ka peshën e tij  në humbjen e 14 Majit. Vula, firma, simbolet, etj, etj, janë disa prej gërr-mërreve që Alibeaj dhe Berisha bënë prej muajsh lidhur me të ardhmen e asaj partie dhe zgjedhjeve të 14 Majit.

Si “dorëheqja” e Alibeajt ashtu edhe mostërheqja e Berishës, janë akte të turpshme në atë parti. Mendoj se shkrirja dhe riorganizimi  total i asaj force politike, apo ndoshta edhe ndryshimi i emrit dhe simboleve, do të krijonte një imazh të ri tek mbështetësit  e saj. As “dorëheqja” apo dhe mostërheqja e dyshes Alibeaj-Berisha, nuk janë opsione të zgjidhjes së problemit madhor që ka sot PD. Në rast se kishte menduar të “dorëhiqej nga drejtimi i partisë në rast të humbjes”, Alibeaj nuk kishte pse të rekomandonte “drejtimin kolegjial të PD pas ikjes së tij”. Ikja e tij duhej të kishte ndodhur qysh në Shkurt-Mars, duke mos e zgjedhur më tek agoninë e asaj force politike. Por sot asgjë nuk ka dobi. Partia Demokratike ndodhet para dhe buzë “greminës” politike, dhe nuk ka Sali dhe Lul ta shpëtojë.

Mosbesimi, mungesa e shpresës dhe humbja e burimit të frymëzimit për të qenë të bashkuar, e kanë shfazuar bazën dhe stafin drejtues të asaj partie. Humbja katastrofike e 14 Majit, justifikimet e paramenduara të lidershipit aktual të PD se “i vodhën, i blenë, i manipuluan”, kur asaj si forcë politike i munguan jo pak, por mbi 250 mijë vota nga mbështetësit e saj, treguan gjendjen mjerane të asaj force politike. Parashikimet janë se, në rast se vazhdohet me ritme të tilla drejtimi dhe bashkëpunimi, PD në 2025, nuk merr dot as  35  pwrqind të deputetëve që mori në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ndaj mendoj dhe vlerësoj se, ishte e padobishme  për të ardhmen e asaj force politike, si “dorëheqja” e Alibeajt ashtu dhe më keq akoma, mostërheqja e Sali Berishës nga posti i drejtuesit të Rithemelimit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja