Një ekspozitë për 100-vjetorin e lindjes së piktorit të madh Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra, piktori që i dhuroi shqiptarëve mijëra piktura. Viti 2018 shënon pikërisht 100 vjetorin e lindjes së tij. Kodra më origjinë nga Ishmi i qytetit të Durrësit ka spikatur me talentin e tij që në moshë të vogël. Pas shumë peripecish në jetë, si humbja e nënës në moshën 3 vjeçare, piktori fiton mundësinë me anë të një burse për të shkuar në Milano, ku regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras.

Ibrahim Kodra nuk e hoqi kurrë penelin nga dora. Ai frymëzoi me të dhjetëra shqiptarë, mes të cilëve edhe koleksionistin Genc Sinella, i cili bëri bashkë shumë piktura origjinale, unike dhe autentike të piktorit dhe i solli në një ekspozitë të veçantë, pikërisht në qytetin e Durrësit i cili është edhe vendlindja e piktorit e më vonë, në datën 12 maj do të udhëtojë drejt qytetit të Shkupit.

Koleksionisti tregon për Report Tv përpjekjet e tij për të gjetur këto piktura dhe sendet personale të Ibrahim Kodrës.

“Këto janë piktura që dalin në mënyrë private nëpër ankande. Njerëz, koleksionistë heqin dorë nga koleksionet e tyre dhe i nxjerrin në shitje. Ne i blejmë dhe i bëjmë pjesë tonat. Këto janë të gjitha vepra autentike, origjinale, të cilësuara unike në llojin e tyre.”

Pasioni i madh për pikturën ka qenë spuntoja kryesore që koleksionisti Sinella ka pasur për ta shtuar fondin e tij të pikturave me atotë Kodrës. Ai na tregon se e ka takuar piktorin dhe ka përjetuar emocione tepër të mëdha.

“Takimin me mjeshtrin e madh e kam bërë në vitin 2002. Do doja të kisha një kontakt tjetër me të, por jeta kjo është. Unë kam marrë një autograf nga Kodra. Është një firmë rreth 50 cm e gjatë dhe 10 cm e gjerë që daton 14/08/2002. Është unike në llojin e saj dhe për mua është diçka shumë e çmuar”.

Piktori më i madh shqiptar, dhe ndër më të mëdhenjtë e Evropës dhe botës, Ibrahim Kodra lindi në 22 prill 1918 dhe u nda nga jeta me 8 shkurt 2006 në Milano të Italisë në moshën 88-vjeçare. “Muzikantët”, “Arkeologu”, “Shqipëria fantastike”, “Qyteti ideal”, janë disa nga tablotë e tij më të shquara.

E gjithë pasuria artistike që ka lënë pas në pikturë Ibrahim Kodra janë rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. Ai është vlerësuar nga poeti Pol Elyar si zanafilla e një qytetërimi të ri dhe ka lënë për Shqipërinë një pasuri e cila nuk mund të matet dhe çmohet.


(Intervista me koleksionistin Genc Sinella dhënë për gazetaren e Report Tv)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja