50 artistët shqiptarë para dhe pas viteve ’90 ekspozojnë në muze, kuratori: Unë i sjell bashkë, por ata kurojnë vetveten! (VIDEO)

50 artistë shqiptarë do të ekspozojnë në Muzeun Historik Kombëtar “100 vizatime të para dhe pas ’90” nën kurimin e Helidon Halitit. Këto vizatime në ViZart bashke me akuarelet e Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit do të çelennë Muzeun Historik Kombëtar. Haliti na rrëfen në studion e tij, ndryshimet mes punëve të artistëve të para edhe pas viteve ’90.

“Nga viti në vit ne sjellim energji të vazhdueshme. Ky ka qenë koncepti ynë. Por ajo që ka çeduar ka qenë vizatimi, ndërkohë që edhe brenda kësaj ekspozite me 50 mjeshtra shqiptarë të vizatimit, mendova të gërshetojë të dyja këto periudha. Krijimtaria e mjeshtërve shqiptarë para viteve ’90 edhe pas viteve ’90. Një lloj dialogu i madh. Para viteve ‘90 ka figurë, skicë, kompozime edhe ide, sepse kështu ka qenë proces i punës. Pas viteve ‘90 ka më shumë kompozime, më shumë skica të konceptuara lirshëm, që ka nevojë për ndonjë fre apo pengesë, sepse mungon pas meditimi edhe për shkak të hapësirës”.

Veprat e 50 artistëve shqiptarë, por edhe shumë mjeshtërve të akuarelit, edhe për shkak të mungesës së hapësirës do të qëndrojnë ekspozuara në dy sallat e muzeut.    

“Ka shumë informacion, edhe kjo është e vërtetë, por sallat e MHK mirë që i kemi edhe ato. Kjo është e saktë, do të çedoj edhe e ndiej, por më shumë mua më ka interesuar energjia, më shumë më ka interesuar periudha e ekzekutimit, sesa e një lloj meditimi, para se të arrijmë tek ajo që i thonë: Pak është shumë. Në momentin që sjell kaq energji s’mundet të jem kaq selektivë, sepse janë shumë të pakta sallat, edhe mendoj se na duhet më shumë kohë për t’i parë. Në rastin konkret unë i sjell bashkë këta mjeshtra, por ata kurojnë vetveten”.

Disa nga punët e artistëve që do të ekspozohen në datë 16 qershor janë të artistëve Ibrahim Kodra, Guri Madhi, Skënder Kamberi, Vladimir Myrtezait etj.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë