Gazetarja Jonida Shehu ka drejtuar gjithnjë paralelisht programe “entertainment”, por e kemi parë njëkohësisht edhe si spikere në edicionin qëndror të lajmeve dhe në shumë logo televizive.
E ftuar sot në programin e mëngjësit “Rreze Dielli” në Report TV, Jonida është pyetur nga moderatorët Alban Musa dhe Suada Daci, nëse e ka menduar faktin e të drejtuarit një emision politik.
“Nuk është diçka shumë larg asaj që unë kam bërë në fakt , nëse do më vinte një gjë e tillë sigurisht që po , përderisa kam mbajtur emisionin e lajmeve për shumë kohë në “Ora News”, ka qënë një edicion me të ftuar . Por kur ti je me një debat me një politikbërës dhe je në të njëjtën atmosferë është pak më ndryshe. Nuk është se e kam menduar apo ta synoj një gjë të tillë, por nuk është se do jetë një gjë që unë nuk do dija si ta menaxhoja”, është shprehur Jonida.