Presidenti ukrainas Zelensky dënoi ashpër vrasjen e familjes 4 anëtarësh që po evakuoheshin nga Irpin.
"Sot një familje me katër anëtarë, prindër dhe dy fëmijë, u vranë në Irpin teksa tentuan të largoheshin nga qyteti. Nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do të ndëshkojmë të gjithë ata që kryen mizori në luftë. Do ta gjejmë llumrat që bombarduan qytetin tonë, njerëzit tanë, që hodhën raketa, që dhanë urdhra. Nuk do të gjesh një vend të qetë në këtë tokë, veç varrit.", tha Zelensky
Gjatë evakuimit u vranë edhe 4 civilë të tjerë nga një raketë ruse.
Lajmi kryesor:
Rusët bllokojnë celularët në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, ekspertët ngrenë alarmin! Moska: Përfshirja e avionëve të fqinjëve në Ukrainë do konsiderohet luftë! Dështon evakuimi











