Rusët bllokojnë celularët në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, ekspertët ngrenë alarmin! Moska: Përfshirja e avionëve të fqinjëve në Ukrainë do konsiderohet luftë! Dështon evakuimi

Në ditën e 11 të pushtimit, ofensiva ruse në Ukrainë nuk ka të ndalur. Raportohet se natën e 5 marsit ka patur sulme të dhunshme në Mykolaiv dhe Chernihiv. Ndërkohë në Irpin, një qytet në periferinë veriperëndimore të Kievit, gjatë evakuimit të civilëve janë regjistruar tre viktima, mes tyre dy fëmijë.

Ndërkohë, evakuimi në Mariupol ka dështuar për herë të dytë për shkak të sulmeve ruse. Vetëm 300 civilë kanë arritur të evakuohen. Evakuimi në këtë zonë ishte planifikuar të bëhej ditën e djeshme, mirëpo ushtria ruse nuk zbatoi armëpushimin në korridoret humanitare dhe u ndërpre. Presidenti Ukrainas, Vllodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po planifikon të bombardojë Odesën. Gjatë një deklarate televizive ai tha se nëse një gjë e tillë do të ndodhte "do të përbënte një krim lufte...një krim historik".

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar 1 orë bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Mësohet se Erdogan ka kërkuar një armëpushim urgjent, ndërsa kanë diskutuar edhe për mundësinë që Turqia të jetë negociatore mes Rusisë dhe Ukrainës. Por, i prerë është treguar presidenti rus në këtë bisedë telefonike. Putin i ka thënë Erdogan se lufta në do të mbarojë kur Ukraina të dorëzohet dhe të gjitha kërkesat e Putin të plotësohen. Në dy muajt e fundit, Erdogan ka këmbëngulur vazhdimisht për të marrë rolin e ndërmjetësit. Pas telefonatës me Putin, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike 45 minuta me presidentin francez Emmanuel Macron. Teksa ky i fundit ka marrë në telefon edhe Vladimir Putin. Presidenti rus i ka thënë Macron se Kievi nuk po zbaton marrëveshjen e evakuimit të civilëve.

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky ka akuzuar liderët perëndimorë se nuk po ndihmojnë sa duhet. Kjo deklaratë e Zelenskyt vjen pasi NATO nuk zbatoi kërkesën e saj për një zonë ndalim fluturimi, pasi NATO tha se kjo do të sillte përfshirjen e tyre në luftë. Zelensky thotë se liderët perëndimorë të paktën duhet t'i vendosin në dispozicion Ukrainës avionë që të mbrohen.

"Ne ju kërkojmë çdo ditë një zonë ndalim fluturimi, nëse nuk na e jepni, të paktën na jepni aeroplanë për të na mbrojtur. Nëse nuk na i jepni as këto, ka vetëm një zgjidhje: edhe ju dëshironi që të na vrasin ngadalë. Kjo do të jetë edhe përgjegjësi e politikës botërore, e liderëve perëndimorë", tha Zelensky.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka kaluar shkurtimisht kufirin ukrainas, pas takimit në kufirin polak me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Më pas Blinken ka shkuar në Moldavi, ku ka premtuar mbështetjen e Amerikës për Moldavinë, e cila po përballet me një fluks refugjatësh ukrainas. Udhëheqësit  e Moldavisë kanë frikë se vendi i tyre mund të jetë në shënjestër nga Kremlini.

Blinken ka thënë për CNN se kanë raporte të besueshme që ushtria ruse po sulmon qëllimisht civilët në Ukrainë. Ai thotë se këto konsiderohen krime lufte dhe do të mbështesin çdo organizatë që po hetojnë për krime lufte. Kujtojmë që Ukraina ka paditur në Hagë Rusinë për krime lufte.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore presin që Rusia të rrisë ritmin dhe forcën e goditjeve në qendrat kryesore të popullsisë, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev. Një përshkallëzim i tillë mund të çojë në shumë viktima civile, paralajmërojnë zyrtarët.

Në Kiev është ndërprerë furnizimi me gaz, e po ashtu zyrtarë ukrainas shprehen se mungon furnizimi me ujë dhe energji edhe në qytetet e tjera, e po ashtu është e vështirë për të mbledhur viktimat, për shkak se sulmet ruse nuk ndërpriten.

Kujtojmë se armëpushimi humanitar nuk u respektua dje dhe korridoret humanitare për popullsinë e Mariupol dhe Volnovakha nuk hapen. Ukrainasit dhe rusët fajësuan njëri-tjetrin për këtë dështim.

Teksa luftimet vazhdojnë, e vetmja fije shprese vjen nga misioni i papritur i kryeministrit izraelit Naftali Bennett, i cili në Moskë pati një bisedë të gjatë me Presidentin Vladimir Putin, duke u koordinuar me administratën Biden dhe duke informuar liderët ukrainas. Pa Moskës, ai fluturoi drejt Berlinit, ku u takua me  kancelarin Olaf Scholz. Bennett, tha të dielën se shteti i tij e ka për “obligim moral” që të ndihmojë në ndalimin e luftimeve në Ukrainë edhe nëse shanset për sukses nuk “janë të mëdha”. Duke folur pas mbledhjes së Qeverisë izraelite, Bennett tha se ai nuk mund të tregonte detaje të këtyre bisedimeve, por tha se Izraeli do të vazhdojë përpjekjet diplomatike “sipas nevojës”.

Kanali i negociatave mes palëve mbetet i hapur, teksa takimi i tretë duhet të zhvillohet të hënën. Ndërkohë, masat që synojnë të godasin ekonominë ruse po shumohen. Lëvizja e fundit është ajo e Visa dhe Mastercard që kanë njoftuar bllokimin e transaksioneve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 04:36
FOTO/ U vra nga bombardimet ruse, momenti kur prindërit ukrainas nxitojnë drejt spitalit me foshnjen e tyre në krahë

Ky është momenti kur prindërit e pikëlluar nxituan në spital duke qarë mbi trupin e pajetë të djalit të tyre 18-muajsh, pasi foshnja u vra nga bombardimet ruse.

Djali 18-muajsh i quajtur Kirill u qëllua për vdekje në qytetin jugor të Mariupolit.

Në të gjithë Ukrainën, armëpushimet e ndërmjetësuara nga Kryqi i Kuq u shkelën dhe korridoret humanitare u mbyllën. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po synonte 'zonat e populluara' për të thyer rezistencën e popullit ukrainas.

Ora 04:08
Vogëlushi hero, 11 vjeçar lë prindërit në Ukrainë dhe udhëton 600 milje i vetëm drejt kufirit

Një vogëlush 11 vjeçar ka lënë prindërit e tij në Ukrainë dhe ka udhëtuar 600 milje i vetëm drejt sigurisë me një numër telefoni të shkruar në dorë.

11-vjeçari nga Zaporizhzhya u cilësua si “hero” pasi kaloi vetëm kufirin për në Sllovaki.

“Ai i fitoi të gjitha me buzëqeshjen dhe vendosmërinë e tij, i denjë për një hero të vërtetë”, tha Ministria e Brendshme e Sllovakisë në një deklaratë.

Deklarata, e postuar në faqen e ministrisë në Facebook, thoshte se falë numrit të telefonit në dorën e djalit dhe një copë letre në pasaportën e tij, stafi ishte në gjendje të kontaktonte me të afërmit e tij në Sllovaki, të cilët e morën atë më vonë.

Ora 03:27
Sanksionet nga lufta, Gjermania i thotë "Jo" embargos të gazit, naftës dhe qymyrit nga Rusia

Ministrat e Financave dhe të Jashtëm të Gjermanisë thonë se janë kundër ndalimit të importeve të gazit, naftës dhe qymyrit nga Rusia, si pjesë e sanksioneve të reja për pushtimin e Ukrainës. 

"Është e rëndësishme të jemi në gjendje të mbajmë sanksionet për një afat të gjatë," tha kryediplomati Annalena Baerbock për kanalin ARD.

“Është e kotë nëse brenda tre javësh zbulojmë se na kanë mbetur vetëm pak ditë energji elektrike në Gjermani, prandaj duhet t'u kthehemi këtyre sanksioneve”.

Ora 03:14
Afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave, çmimi i naftës arrin në 140 dollarë për fuçi

Çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar arriti në 140 dollarë të dielën, afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave prej 147,50 dollarësh të arritur në vitin 2008.

Menjëherë pas hapjes së tregtimit elektronik, indeksi u hodh në 139,13 dollarë dhe më pas zbriti në 130,45 dollarë. Kjo rritje prej 10.44%, erdhi e ndikuar nga tensionet e krijuara nga konflikti në Ukrainë.

Ora 03:02
Britania e Madhe: Falë ukrainasve heroikë, fitorja e Putinit në Ukrainë nuk është më "e pashmangshme"

Një fitore e Putinit në Ukrainë nuk është më e pashmangshme falë ukrainasve heroikë, tha kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë.

Por ai paralajmëroi se presidenti rus do të "rrisë dhunën" çdo ditë.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, tha: “Ne do të shohim më shumë dhunë."

Rusia është "në rrëmujë" me pushtimin dhe "nuk mund të vazhdojë" pasi Kremlini kishte humbur më shumë trupa në një javë sesa Britania e Madhe në 20 vjet në Afganistan, tha ai.

Më tej vijoji: “Ne e dimë se disa nga elementët kryesorë të forcave ruse janë asgjësuar.

“Ky pushtim nuk po shkon mirë për Rusinë. Rusia po vuan. Është më pak e fuqishme se dhjetë ditë më parë."

Ora 02:40
Sanksionet e Perëndimit, avioni me diplomatë rusë "Non-Grata" niset nga SHBA për në Moskë

Një aeroplan i qeverisë ruse që transportonte diplomatë rusë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy i Nju Jorkut drejt Moskës, sipas të dhënave të Flight Radar24.

“Ky aeroplan do të kthehet në atdheun e tyre bashkë me diplomatët rusë, të cilët qeveria amerikane i ka shpallur persona non grata”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në kanalin e saj Telegram të shtunën.

Një deklaratë nga Misioni i SHBA në OKB në fund të shkurtit i quajti 12 diplomatët rusë "operativë të inteligjencës të cilët kanë abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në SHBA duke u përfshirë në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare".

Ora 01:46
Mes rrezikut të mungesës së ushqimit, Ukraina pezullon eksportet e disa produkteve

Ukraina ka pezulluar eksportet e disa produkteve ushqimore, njoftoi qeveria të dielën.

Eksportet e "mishit, thekrës, tërshërës, sheqerit, melit dhe kripës" do të ndërpriten, thuhet në një deklaratë të qeverisë ukrainase, shkruan CNN.

Eksportet e grurit, misrit, shpendëve, vezëve dhe vajit do të lejohen vetëm me leje të Ministrisë së Ekonomisë, thuhet në deklaratë.

Supermarketet në të gjithë vendin kanë mungesë prodhimi pasi rrugët e furnizimit bëhen gjithnjë e më të vështira.

Ora 01:20
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur ushtria ukrainase rrëzon avionin rus "Su-25"

Këto janë pamjet dramatike të momentit kur një prej avionëve rus u godit nga forcat e mbrojtjes territoriale ukrainase teksa bënte një kalim kërcënues mbi një fshat rural rreth 25 milje nga Kievi.

Avioni mori një goditje të drejtpërdrejtë që shkaktoi flakë të cilët dolën nga motori përpara se avioni të shpërthejë.

Kharkiv është një nga qytetet më të goditura nga fushatat e bombardimeve ruse në ditët e fundit.

 

Ora 01:11
Zyrtari i SHBA: Ushtria ruse ka lëshuar 600 raketa mbi Ukrainën

Rusia ka lëshuar 600 raketa që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kjo është raportuar nga një zyrtar ekzekutiv i lartë i Pentagonit.

Ora 00:56
1 ditë leksione intesive, ukrainasit marrin mësime si të përdorin armët! Ja disa nga metodat që përdorin

Përpara se Rusia të niste sulmin ndaj Ukrainës, Andriy Senkiv ishte një bloger që shkruante për sportin dhe kurrë në jetën e tij nuk kishte mbajtur një armë. 11 ditë më vonë, 27-vjeçari ukrainës qëndron krah për krah me një punonjës IT, një kuzhinier, një futbollist, me një armë në dorë.

Ajo çfarë i bashkon tani më është se janë "shok klase" në leksionet që po marrin se si të mbajnë një armë. Kjo klasë është e përrbërë nga 30 vullnetarë të tjerë në qytetin perëndimor të Lviv. Të gjitha mënyrat se si përdoret një armë i mësojnë në një ditë të vetme. Ironike është fakti se këto mësime zhvillohen brenda një ish-qendre kulturore ruse që shfaqte filma propagandistin gjatë epokës sovjetike. 

Sot, ndërtesa njihet si Shtëpia e Luftëtarëve, ku në muret e saj varen portrete të ushtarëve ukrainas që luftuan separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit në vitin 2014.

Dennis Kohut, trajneri i tyre, luftoi në atë konflikt  deri para 11 ditësh ishte zjarrfikës. Ai shpjegon se qëllimi i tij është të mësoj rekrutët se si të "qëllojnë armikun dhe jo veten apo ushtarët tanë".

"Armët  janë vërtet të rënda dhe ju mund të rrëzoheni kur filloni të qëlloni," thotë ai.

Ai tregon se u ka mësuar 'nxënësve' të tyre se si të shtrihen dhe të mbrojnë kokën gjatë shpërthimeve. 

"Është shumë e frikshme që, në shekullin e 21-të, aftësitë që duhet të kishin vdekur shumë kohë më parë janë përsëri në kërkesë", tregon ai. 

Më shumë se 100,000 burra ukrainas kanë dalë vullnetarë për të luftuar që kur Rusia filloi sulmet e saj.

Ora 00:32
Lufta me Ukrainën, Vladimir Putin fsheh familjen e tij në Zvicër

E dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva, mendohet se fshihet në Zvicër sëbashku me katër fëmijët e tyre, thonë burimet për Page Six.

“Teksa Putin po kryen sulmin e tij në Ukrainë drejt qytetarëve të pafajshëm si dhe duke shkaktuar një krizë refugjatësh, familja e tij është e strehuar në një shtëpi private dhe shumë të sigurt në Zvicër”,  sipas një burimi.

Kabaeva dhe Putin thuhet se ata kanë dy vajza binjake 7-vjeçare, si edhe dy djem të tjerë.

Po ashtu presidenti rus Putin, ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e tij e parë me ish stjuardesën Lyudmila Shkrebneva, përkatësisht Maria dhe Katerina, 36 dhe 35 vjeç.

Vetë ai pothuajse nuk flet publikisht për ta, duke shkaktuar konfuzion se sa fëmijë ka në të vërtetë.

Ora 00:14
'Anonymous' sulmojnë televizionet në Moskë, transmetojnë video të luftës në Ukrainë: Kundërshtoni gjenocidin rus

Grupi ndërkombëtar i Anonymous dyshohet se ka hakuar kanalet televizive ruse, duke transmetuar video të luftës në Ukrainë dhe duke u bërë thirrje rusëve që të kundërshtojnë gjenocidin rus në Ukrainë

Ora 23:21
Një familje vritet gjatë evakuimit në Irpin, Zelensky: Nuk i falim, s’do gjeni vend të qetë në këtë tokë, veç varrit

Presidenti ukrainas Zelensky dënoi ashpër vrasjen e familjes 4 anëtarësh që po evakuoheshin  nga Irpin.

"Sot një familje me katër anëtarë, prindër dhe dy fëmijë, u vranë në Irpin teksa tentuan të largoheshin nga qyteti. Nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do të ndëshkojmë të gjithë ata që kryen mizori në luftë. Do ta gjejmë llumrat që bombarduan qytetin tonë, njerëzit tanë, që hodhën raketa, që dhanë urdhra. Nuk do të gjesh një vend të qetë në këtë tokë, veç varrit.", tha Zelensky

Gjatë evakuimit u vranë edhe 4 civilë të tjerë nga një raketë ruse.

Ora 22:43
Netflix pezullon shërbimin e tij në Rusi në shenjë proteste kundër luftës

Platforma televizive amerikane Netflix ka pezulluar shërbimin e saj në Rusi për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës. 

“Duke pasur parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, tha kompania në një deklaratë.

Megjithatë, kompania nuk specifikoi se çfarë do të ndodhte me llogaritë ekzistuese të rusëve. 

Ora 22:16
1.6 mln ukrainas të larguar nga vendi! Di Maio: Zgjidhja e vetmja diplomacia, por kjo kërkon kohë

Në total, 1.6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për shkak të luftës. Ky është raportimi më i fundit. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio është shprehur se zgjidhja e vetme e këtij konflikti që ka përfunduar në luftë është diplomacia, por kjo kërkon kohën e saj.

"Ka vend vetëm për diplomaci, nuk mund të imagjinojmë një zgjidhje tjetër. Diplomacia nuk ka kohën e bombave, por kërkon kohë", tha ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.

Ora 21:54
Moska: Përfshirja e avionëve të fqinjëve në Ukrainë do konsiderohet luftë nga Rusia

Ministria ruse e Mbrojtes ka paralajmëruar të gjitha shtetet se nëse do t'i dërgojnë ndihma me avion Ukrainës, atëherë do t'i përgjigjen me luftë.

"Ne e dimë se ka disa avionë luftarakë në Rumani dhe vende të tjera fqinje. Duam të theksojmë se përdorimi i ardhshëm i këtyre avionëve kundër forcave të armatosura ruse mund të shihet si një përfshirje e këtyre vendeve në konfliktin e armatosur," paralajmëron Moska.

Ora 21:29
Putin do 'shtyp butonin e kuq'?! Franca dërgon ilaçe në Ukrainë, përfshirë jodin që përdoret në rast të një shpërthimi bërthamor

1646564550_d9gktnk8vladimirputinafp650625x30012December21.jpg

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka njoftuar se ka nisur dërgimin e ilaçeve urgjente në Ukrainë. Nga sa mësohet këtu përfshihet edhe tableta jodi që merret në rast të një sulmi bërthamor. Një gjë e tillë ka ngritur dyshimet se mos Franca ka informacione se Vladimir Putin do të shkelë 'butonin e kuq'.

Ora 21:29
'Mjekë pa Kufij' në Mariupol ngrenë alarmin: S'kemi ujë e bukë! Janë plaçkitur dyqanet

1645904217_pamjelufte.jpg

Mjekë pa Kufij në Mariupol, një nga qytet ku vijojnë sulmet, ka bërë me dije se në qytet po vuajnë probleme serioze të mungesës së ujit dhe mbi të gjitha nuk ka as bukë. Kjo pasi sipas tyre, shumica e dyqaneve dhe disa supermarketeve janë plaçkitur.

Ora 21:01
FOTO/ 8 civilë të vrarë nga bombardimet gjatë një evakuimi në Kiev

Trupat e 4 civilëve që vdiqën duke ikur nga Irpin: babai, nëna dhe dy fëmijët u vranë nga një raketë

Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin një lagje në perëndim të Kievit nga bombardimet të dielën. Lajmi u dha nga kryebashkiaku i Irpin Oleksandr Markushyn në një deklaratë të dielën në Telegram.

Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi në një urë.

“Një familje vdiq, - tha ai, - para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur.

"Irpin është në luftë, Irpin nuk është dorëzuar. Një pjesë e Irpin u kap vërtet nga pushtuesit rusë, por një pjesë e Irpin po lufton dhe nuk dorëzohet".  tha Markushyn.

Markushyn tha se një tjetër evakuim do të fillonte nesër në mëngjes

Ora 20:17
Nën kontrollin e forcave ruse/ Fiket interneti dhe bllokohen celularët në centralin bërthamor të Zaporizhzhias! Ekspertët ngrenë alarmin

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga raportet se centrali bërthamor i Zaporizhzhia tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që e pushtuan atë javën e kaluar.

Disa rrjete celulare dhe interneti janë fikur nga ushtria ruse, dhe kjo e bën shumë të vështirë komunikimin midis rregullatorit ukrainas dhe stafit në një kohë që duhet të ketë komunikime të besueshme dhe të vazhdueshme.

Ora 20:05
TikTok mbyllet në Rusi! Pas Visa dhe Mastercard, edhe American Express ndërpret shërbimin për rusët

TikTok ka njoftuar se ka pezulluar publikimin e videove dhe transmetimeve të drejtpërdrejta në platformën e saj në Rusi për shkak të ligjit të ri të sapo miratuar nga parlamenti kundër publikimit të "lajmeve të rreme".

Nga ana tjetër, mësohet gjithashtu se pas Visa dhe Mastercard, edhe American Express ka njoftuar se nuk do të ofrojë shërbim në Rusi. Ky vendim është bërë i ditur nga vetë kompania e cila ka deklaruar se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është i pajustifikuar.

Ora 19:52
Drejtori i teatrit Bolshoi të Moskës jep dorëheqjen: Isha nën presion për të mbajtur një qëndrim mbi luftën në Ukrainë

Drejtori muzikor dhe kryedirigjenti i Teatrit Bolshoi, Tugan Sokhiev, njoftoi dorëheqjen e tij, duke thënë se ndihej i presionuar nga kërkesat për të mbajtur një qëndrim për konfliktin në Ukrainë.

Sokhiev tha se dorëheqja e tij është "efektive menjëherë" dhe gjithashtu ndikon në rolin e tij si drejtor muzikor në Orchester National du Capitole de Toulouse në Francë.

Sokhiev u ankua se ishte "i detyruar të përballej me zgjedhjen e pamundur midis muzikantëve të mi të dashur rusë dhe francezë".

Ora 18:49
Bota kundër Rusisë! 20 mijë të huaj aplikojnë të luftojnë në Ukrainë!

ukraine-770x414.jpg" style="height:419px; width:780px" />

Rreth 20 mijë të huaj kanë aplikuar për të luftuar në Ukrainë. Në një kohë që një pjesë e mirë e vendasve po largohen nga lufta, ka të tjerë të cilët kanë dashur që ta ndihmojnë vendin në një nga momentet më të vështira që po përjeton. Kjo shifër vjen pasi qeveria ukrainase hapi dje një faqe interneti për aplikime,  duke bërë me dije se vullnetarët janë nga 52 vende të ndryshme të botës.

Ora 18:33
Zelensky kërkon mjete ushtarake, presidenti i Këshillit Evropian: S'mund të dërgojmë avionë, se ushtarët ukrainas nuk janë trajnuar

Mbyllja e hapësirës ajrore të Ukrainës "në rrethanat aktuale do të konsiderohej si hyrje e NATO-s në luftë dhe për rrjedhojë një rrezik i një lufte të tretë botërore", kështu është shprehur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai ka komentuar edhe thirrjet e presidentit Ukrainas, Zelensky për t'i siguruar avionë, ai tha se duhet pasur parasysh që ushtarët ukrainas duhet të kenë pajisje" për të cilat janë "të trajnuar".

Ora 18:21
Zelensky: Kam biseduar me Draghin për anëtarësimin në BE! Italia na ofroi mbështetje

"Kam diskutuar me kryeministrin Mario Draghi se si t'i kundërvihemi agresionit rus. E informova për krimet e Rusisë kundër civilëve, për terrorizmin bërthamor. Çështja e mbështetjes për Ukrainën dhe shqyrtimi e kërkesës sonë për anëtarësim në Evropë". Këtë e bëri të ditur presidenti ukrainas Zelensky përmes Twitter.

Nga ana tjetër, Draghi i ka rikonfirmuar mbështetjen, duke thënë se Italia është krah Italisë në këto momente.

Ora 18:04
Johnson telefonatë me Zelenskyn: Do sigurojmë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën

Në frontin diplomatik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka rënë dakord të sigurojë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën pas një telefonate me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha zëdhënësi i Downing Street.

Zelensky dhe Johnson diskutuan gjithashtu "përkeqësimin e situatës humanitare" në vend.

“Udhëheqësit diskutuan kërcënimin në rritje që sulmet barbare të Rusisë paraqesin për civilët ukrainas dhe kryeministri nënvizoi vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar dështimin e Putinit.

Të dy liderët ranë dakord të vazhdojnë të flasin në ditët në vijim.

Ora 16:43
Blinken: Kemi raporte të besueshme që rusët sulmojnë qëllimisht civilët në Ukrainë, konsiderohen krime lufte

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha të dielën se SHBA-të kanë "raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme të ushtrisë ruse ndaj civilëve" në Ukrainë. Blinken tha se këto sulme konsiderohen krime lufte. Blinken tha se SHBA po i dokumenton të gjithë këto raporte dhe do të mbështesin të gjtha organizatat dhe institucionet që po hetojnë nëse po kryhen krime lufte.

“Jake, ne kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve që do të përbënin një krim lufte. Ne kemi parë raporte shumë të besueshme në lidhje me përdorimin e armëve të caktuara”, tha Blinken për gazetarin e CNN, Jake Tapper të CNN. “Dhe ajo që ne po bëjmë tani është dokumentimi i gjithë këtyre raporteve. Ndërsa organizatat dhe institucionet përkatëse hetojnë nëse janë kryer apo po kryhen krime lufte, ne mund të mbështesin çfarëdo që ata po bëjnë. Pra, tani ne po i shikojmë këto raporte. Ata janë shumë të besueshëm dhe ne po dokumentojmë gjithçka.”

Pohimi i Blinken vjen pas komenteve të presidentit amerikan Joe Biden javën e kaluar se Rusia synonte qëllimisht civilët në sulmet ndaj Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka akuzuar gjithashtu Rusinë për përdorimin e municioneve thërrmuese dhe bombave vakum, armë që janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar. Kujtojmë që Ukraina ka paditur në Hagë Rusinë për krime lufte.

Ora 16:15
OKB: Deri më tani janë konfirmuar 364 vdekje të civilëve në Ukrainë

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se deri më tani ka konfirmuar vdekjen e 364 civilëve në Ukrainë, që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

OKB tha se edhe 759 civilë të tjerë janë plagosur. Të dhënat janë deri në mesnatën e të shtunës.

OKB tha se shifrat reale vlerësohet se janë shumë më të larta, por nuk janë konfirmuar për shkak se informacionet nga këto zona po vonohen që të arrijnë për shkak të luftimeve të vazhdueshme.

Zyrtarët ukrainas kanë paraqitur një numër shumë më të lartë të civilëve të vrarë.

Ora 16:08
Bennett: Izraeli i ka “obligim moral” përpjekjet për të ndalur luftën në Ukrainë

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha të dielën se shteti i tij e ka për “obligim moral” që të ndihmojë në ndalimin e luftimeve në Ukrainë edhe nëse shanset për sukses nuk “janë të mëdha”.

Këto komente ai i bëri një ditë pasi qëndroi në Moskë, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pas një takimi treorësh me Putinin, Bennett shkoi në Gjermani dhe u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri izraelit takohet me Putinin për luftën në Ukrainë

Pas kërkesës së Kievit për të ndihmuar në nisjen e një dialogu me Moskën, Bennett po ashtu në 24 orët e fundit ka zhvilluar tri bisedime telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke folur pas mbledhjes së Qeverisë izraelite, Bennett tha se ai nuk mund të tregonte detaje të këtyre bisedimeve, por tha se Izraeli do të vazhdojë përpjekjet diplomatike “sipas nevojës”.

“Edhe nëse shanset nuk janë të mëdha – sapo të ketë një hapje të vogël dhe ne të kemi qasje në të gjitha anët – unë këtë e shoh si obligimin tonë moral që të bëjmë çdo përpjekje”, tha ai.

Bennett deri më tani nuk e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, pasi ka argumentuar se Izraeli ka raporte të forta edhe me Ukrainën dhe me Rusinë.

Ora 16:02
Rusi, mbi 4.357 persona të arrestuar gjatë protestave kundër luftës në Ukrainë

Mbi 4.357 persona janë arrestuar sot gjatë protestave kundër luftës që u zhvilluan në disa qytete anembanë Rusisë. Lajmi u dha nga një organizatë e pavarur mediatike ruse për të drejtat e njeriut, që synon të luftojë persekutimin politik.

Video që qarkullonin në median sociale të postuara nga kritikët e Kremlinit tregonin me qindra persona që marshonin në Moskë, duke brohoritur "Jo luftës!" dhe "Turp!"

Ora 15:57
Zbardhet biseda: Putin i thotë Macron se Kievi nuk respekton marrëveshjet e evakuimit

Zbardhet biseda mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentin rus Vladimir Putin. Mësohet se Putin i ka thënë Macron se Kievi nuk zbaton marrëveshjen e evakuimit të civilëve. Ndërkohë Putin ka akuzuar Ukrainën si përgjegjëse për incidentin tek termocentrali Zaporizhzhzia. Ai tha se nuk Rusia nuk ka si qëllim të kryejë sulme në termocentrale.

Ndërkohë Macron ka thënë se, në krahasim me bisedat e mëparshme telefonike Presidenti Vladimir Putin është shfaqur shumë i vendosur. Macron tha se presidenti rus ka theksuar kërkesat e tij për një negocim: "çmilitarizimin" e Ukrainës, "neutralizimin" e saj, njohjen e aneksimit të Krimesë dhe pavarësinë e Donbasit. Këto objektiva, sipas Putinit, “nëse nuk arrihen me negociata, do të arrihen me operacione ushtarake”.

Ora 15:54
Moldavia frikë se mund të jetë objektivi i ardhshëm i Putinit

Udhëheqësit  e Moldavisë kanë frikë se vendi i tyre mund të jetë në shënjestër nga Kremlini.

Sekretari amerikan Antony Blinken është takuar me kryeministren Natalia Gavrilita dhe Presidenten Maia Sandu. Ai është vetëm sekretari i tretë i shtetit i SHBA që viziton Moldavinë.

Moldavët duan siguri të forta për sigurinë e tyre, javën e kaluar, disa ditë pas pushtimit të Rusisë, ata aplikuan për anëtarësim në BE.

Lidhur me këtë frikë, Blinken tha se "Ju e keni parë përgjigjen globale që ne kemi mobilizuar kundër agresionit të Rusisë, kurdo dhe kudo që mund të shfaqet ai agresion, ne do të bëjmë të njëjtën gjë."

Ai tha gjithashtu se do të kërkonte fonde për të ndihmuar Moldavinë të kujdeset për refugjatët ukrainas që ka pranuar. Moldavia është një nga vendet më të varfra dhe më të vogla në Evropë.

Ora 15:41
'Doni që të vdesim pak nga pak', Zelensky i ashpër ndaj liderëve perëndimorë: S'na jepni as avionë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me anë të një videoje në Tëitter akuzoi liderët perëndimorë se nuk po ndihmojnë sa duhet.

 “Ne ju kërkojmë çdo ditë një zonë ndalim fluturimi, nëse nuk na e jepni, të paktën na jepni aeroplanë për të na mbrojtur. Nëse nuk na i jepni as këto, ka vetëm një zgjidhje: edhe ju dëshironi që të na vrasin ngadalë. Kjo do të jetë edhe përgjegjësi e politikës botërore, e liderëve perëndimorë. Sot dhe përgjithmonë”, është apeli i fundit i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky drejtuar liderëve perëndimorë përmes një videoje.

 

Ora 15:20
Blinken dhe Macron takohen të martën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris të martën në mbrëmje. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ora 14:54
Me rroba ushtarake, çifti ukrainas martohet pranë vijës së frontit në Kiev (VIDEO)

Ukrainasit po tregohen më të fortë se kurrë dhe shpresat e tyre nuk po shuhen. Një ngjarje e pazakontë për ditët tona është regjistruar në Ukrainë, ku një çift është martuar nën bombardimet ruse.

Ngjarjet në Ukrainë po tërheqin vëmendjen e gjithë botës. Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko ka martuar një çift, të cilët në vend vellos dhe kostumit, çifti mbanin të veshur uniformën ushtarake.

Lesya dhe Valeria kanë zgjedhur që të luftojnë për të mbrojtur atdheun e tyre ndaj sulmeve ruse.

“Sot urova ushtarët e një prej batalioneve të mbrojtjes së kryeqytetit Lesya dhe Valeria. Ata kishin vendosur të martohen. Ceremonia u zhvillua pranë një prej postblloqeve. Jeta vazhdon! Dhe ne do të mbrojmë jetën e Kievit, shtetit tonë”, shkruan kryebashkiaku i Kievit.

Ora 14:44
Erdogan dhe Macron flasin sërish me telefon

Telefonata mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit turk Erdogan ka përfunduar pas 45 minutash. Kjo ishte biseda e katërt telefonike mes dy presidentëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Ende nuk na janë dhënë detaje se çfarë është diskutuar. 

Ora 14:37
Ukrainasit fusin edhe statujat historike në bunkerë, hera e parë që pas Luftës II Botërore

Vullnetarët në Ukrainë po heqin dhe mbështjellin statujat me rëndësi historike rreth Ukrainës. Kyiv Post njoftoi se kjo statujë e Jezu Krishtit po ruhet në një bunker për siguri, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Statuja e Jezu Krishtit po nxirret nga Katedralja armene e Lviv, Ukrainë, për t'u ruajtur në një bunker për mbrojtje. Hera e fundit që u hoq ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore."- shkruan Kiev Post.

Ora 14:24
VIDEO/ Qytetarët struken në tokë, pas shpëthimit të predhave nga sulmi rus në Ukrainë

Këto janë pamjet sesi qytetar civilë në Ukrainë të cilët po largohet nga sulmi rus për të shpëtuar jetën. Ato struken në tokë, në qytetin e Irpin, pas shpërthejnë predhat nga ushtria ruse. Ushtarët u filmuan gjithashtu duke përgatitur armë rreth rajonit të kryeqytetit të Kievit këtë mëngjes, ndërsa ushtria ruse vazhdo t’i afrohet Kievit. Ukrainasit kanë hedhur në erë ura për të ndaluar përparimin rus dhe gjithashtu kanë sulmuar autokolonën rus prej 40 miljesh që synon kryeqytetin.

Ora 14:18
Dështon edhe përpjekja e dytë për evakuim, Ukraina: Rusët po bombardojnë

Një zyrtar ukrainas thotë se një përpjekje e dytë për të evakuuar civilët nga Mariupoli dështuar për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse. Autoritetet ushtarake ukrainase thanë më herët të dielën se evakuimet nga qyteti i Mariupolit ishin planifikuar të fillonin në mesditë me orën lokale. Anton Gerashchenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme në Ukrainë, tha se evakuimet e planifikuara përgjatë korridoreve të përcaktuara humanitare u ndaluan për shkak të sulmeve të vazhdueshme. Një armëpushim i ngjashëm i planifikuar për të shtunën, dështoi të shtunën, duke bllokuar banorët nën shumë granatime dhe bombardime ajrore nga forcat ruse.

Ora 14:17
Lufta në Ukrainë, aeroplanmbajtësja gjigante amerikane në Egjeun e Veriut

Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur aeroplanmbajtësen 'USS Harry S. Truman' në veriun e Detit Egje për një javë për shkak të përshkallëzimit në Ukrainë dhe për të garantuar sigurinë e fluturimeve në Rajoni.

Raportohet se aeroplanmbajtësja amerikane ndodhet aktualisht vetëm pak kilometra nga Deti i Zi, pikërisht përballë ngushticës së Dardaneleve.

Ora 14:08
Skena kaotike, gazetarët vrapojnë për t’u shpëtuar bombardimeve nga Rusia

Skena kaotike janë ato që njerëzit largohen nga qyteti afër Kievit, për t’u shpëtuar bombardimeve. Pasi dëgjuan zhurma të shumta të granatimeve, gazetarët e mediumeve ndërkombëtare që ishin në qytetin Irpin, që gjendet në afërsi të Kievit, vrapuan për t’u larguar teksa bombardimet e forcave ruse vazhdonin. Bashkë me gazetarët, u larguan edhe disa qytetarë.

Ora 13:58
Zelensky: Raketat ruse kanë shkatërruar aeroportin Vinnytsia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar ditën e sotme se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia-s.

Vinnytsia është një qytet i vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 257 km në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Në një video të publikuar së fundmi, Zelenskyy i kërkoi NATO-s të “mbyllte hapësirën ajrore” dhe të krijojë një zonë ndalim-fluturimi.

Ora 13:43
FOTO/ Fëmijë të vrarë, të tjerë të strukur nën frikën e bombardimeve, pamje tragjike nga Ukraina

Rusia nuk ndal bombardimet në Ukrainë, duke mos kursyer as civilët. Pamjet që vijnë janë shumë të trishta, ku mes viktimave të kësaj lufte të pamëshirshme janë edhe fëmijë. Fotoreporterja Evgeny Maloletka ka publikuar disa foto, duke treguar situatën e rëndë në Ukrainë dhe mizorinë ruse.

Ora 13:40
Putin i prerë me Erdogan: Lufta në Ukrainë mbaron kur të plotësohen kërkesat e mia

Vladimir Putin i ka thënë presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë telefonatës se Rusia do të ndalojë ‘operacionin’ e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe plotësohen të gjitha kërkesat e Moskës.

Rusia këmbëngul se pushtimi i saj i Ukrainës nga toka, ajri dhe deti është një operacion ushtarak special, për të cilin Putin pretendon është i nevojshëm për të çmilitarizuar Ukrainën.

Udhëheqësi rus përsëriti se sulmi po shkon sipas planit .

Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin thotë se shpreson që negociatorët ukrainas të kenë një qasje më konstruktive. Zyra e Erdogan tha se udhëheqësi turk kishte apeluar për një armëpushim urgjent.

Ora 13:35
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Rusia po synon zonat e populluara

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia po synon zonat e populluara në Ukrainë.

"Shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase vazhdon të befasojë Rusinë. Kjo e fundit është përgjigjur duke shënjestruar zonat e populluara në vende të shumta, duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol. Kjo ka të ngjarë të përfaqësojë një përpjekje për të thyer moralin ukrainas" tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Rusia ka përdorur më parë taktika të ngjashme në Çeçeni në 1999 dhe Siri në vitin 2016, duke përdorur municione ajrore dhe tokësore, shtoi ministria.

"Linjat ruse të furnizimit thuhet se vazhdojnë të jenë në shënjestër, duke ngadalësuar shkallën e përparimit të forcave të tyre tokësore. Ekziston një mundësi realiste që Rusia tani po përpiqet të fshehë kamionët e karburantit si kamionë të rregullt mbështetës për të minimizuar humbjet," përfundoi ministria.

Ora 13:10
Pas Erdogan, Putinin e merr në telefon edhe Macron

Pas Erdogan, Putinin e merr në telefon edhe Macron. Lajmin e ka konfirmuar Elysee. Kjo është biseda e katërt telefonike mes të dyve që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Ora 13:06
Afër 1 milion refugjatë ukrainas vetëm në Poloni

Autoritetet polake kanë njoftuar se rreth 922,440 refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në Polini që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Vetëm të shtunën, 129,000 njerëz kaluan kufirin, njoftuan autoritetet kufitare, ndërsa të dielën në mëngjes, 39,800 ukrainas hynë në Poloni. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme polake, shumica e refugjatëve janë shtetas ukrainas, megjithëse janë regjistruar edhe shtetas të Uzbekistanit, Bjellorusisë, Indisë, Nigerisë, Algjerisë, Marokut, SHBA-së dhe disa vendeve të tjera.

Derisa komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, tha se në dhjetë ditët e fundit – që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt - më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina dhe kanë kaluar në vendet fqinje. Sipas OKB-së, kjo është kriza më në rritje e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ora 12:59
Papa Françesku kundërshton deklaratën  e "operacionit special" të Rusisë: Është luftë! Ukraina vend martir ku po rrjedhin lumenj gjaku

1626640767_papa.JPG

Papa Françesku ka thënë se konflikti në Ukrainë "nuk është një operacion ushtarak, por një luftë" dhe e quajti Ukrainën një "vend martir" ku "lumenj lotësh dhe gjaku rrjedhin".  Komentet e tij janë një kundërshtim i narrativës zyrtare ruse që këmbëngul se pushtimi i Ukrainës është një "operacion special ushtarak" i nisur për të "çmilitarizuar" Ukrainën. Javën e kaluar Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund konfliktit, duke bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar që civilët të largohen.

Ora 12:36
Abazoviç paralajmëron sanksione shtesë kundër Rusisë

Mali i Zi është i gatshëm t'i zgjerojë sanksionet kundër Rusisë për të mbështetur deri në fund politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, tha të shtunën zëvendëskryeministri dhe mandatari për qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas një deklarate të qeverisë së Malit të Zi, zoti Abazoviç dhe zoti Escobar shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe vlerësuan si thelbësore që vendet e Ballkanit Perëndimor të tregojnë vendosmëri në mbrojtjen e vlerave të qytetërimit dhe të qëndrojnë deri në fund së bashku me aleatët e tyre në BE dhe NATO.

“Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë gamën e sanksioneve për të ndjekur deri në fund politikën e jashtme të BE-së. Ne do të monitorojmë situatën me oligarkët rusë dhe do të marrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi. Për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të vendit, ne po kryejmë aktivitete që synojnë luftimin e ndikimeve në Mal të Zi, të cilat më parë rezultuan me dëbimin e një diplomati rus nga Ministria e Jashtme”, tha zv/kryeministri Abazoviç sipas njoftimit.

Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi do të dërgojë ndihmë shtesë humanitare dhe financiare, por edhe ndihmë ushtarake, sapo të përfundojnë proceset e brendshme në vend. Një ditë më parë Ministria e Jashtme Malit të Zi njoftoi se kishte shpallur person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë. Personi në fjalë është Viktor Antipin, oficer i zbulimit dhe punonjës i Shërbimit Informativ rus. Antipin, sipas njoftimit të Agjensisë së Sigurimit të Malit të Zi, u takua me përfaqësuesit politikë të Frontit Demokratik, e njohur si parti pro-ruse. “Arsyeja e marrjes së këtij vendimi është vlerësimi i organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatit rus, të cilat janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi.

Mali i Zi, vitet e fundit ishte në shënjestrën politike të Serbisë dhe Rusisë, të cilët bënë përpjekje për një grusht shteti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 për ta parandaluar këtë vend ballkanik të anëtarësohet në NATO. Gjykimi për grusht shteti në Mal të Zi u cilësua si “gjykimi i shekullit” për shkak të përfshirjes së agjencisë ruse të sigurimit shtetëror në komplotin e dyshuar. VOA

Ora 12:32
1 orë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan Erdogan dhe Putin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogani, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, ka njoftuar zyra e presidentit turk.

Pas një telefonate njëorëshe, presidenca turke përmes një deklarate njoftoi se Erdogan i tha Putinit se Turqia është e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Sipas deklaratës, Erdogan tha se një armëpushim do të lehtësonte situatën humanitare.

“Presidenti Erdogan filloi bisedën me fjalinë: “le të hapim rrugën për paqen së bashku”, thuhet në deklaratën për media.

“Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”, thuhet më tej në deklaratë.

Të dy krerët e shteteve, diskutuan gjithashtu edhe për bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

Ora 12:32
Rrezikohet nga Rusia? Blinken premton mbështetje në Moldavi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar mbështetjen e Amerikës për Moldavinë – ish-republikën e vogël sovjetike me prirje perëndimore – e cila së fundi po përballet me një fluks refugjatësh nga Ukraina dhe po shikon me kujdes luftën e Rusisë me fqinjin e saj. Blinken u takua sot me zyrtarë të lartë moldavë, të cilët po bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare në trajtimin e më shumë se 120,000 refugjatëve nga Ukraina që pritet të mbërrijnë në këtë vend. Po ashtu, Moldavia ka kërkuar siguri kundër agresionit të mundshëm rus. Blinken tha se pritja e refugjatëve nga Moldavia është një frymëzim për botën.

Ora 12:24
Paralajmërimi i Presidentit ukrainas: Forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin e Odesës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Ukrainës, Odessa.

“Ky do të jetë një krim ushtarak. Ky do të jetë një krim historik”, tha Presidenti Zelensky.

Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga fillimi i pushtimit të tyre më 24 shkurt, duke pushtuar qytetin Kherson dhe duke rrethuar portin e Mariupolit, por Odessa deri më tani është kursyer kryesisht.

Ora 12:15
Sulmohen civilët gjatë evakuimit, 3 të vrarë, mes tyre dy fëmijë

Një pikë kalimi evakuimi e civilëve që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti Irpin në perëndim të Kievit, u bombardua të dielën në mëngjes, raporton CNN.

Mediat ndërkombëtare po filmonin në atë lokacion, kur ra një predhë ra, në kohën kur një grup civilësh po kalonte përmes postbllokut.

Sipas raportimeve, të paktën tre civilë janë vrarë, duke përfshirë dy fëmijë, mirëpo ende nuk janë konfirmuar viktimat.

Ora 12:10
Fillon evakuimi në Mariupol, 300 civilë janë zhvendosur në Donetsk

Evakuimi i civilëve nga Mariupol në Ukrainë ka nisur. Lajmi është bërë me dije nga zyra e shtypit të bashkisë së Mariupolit. Raportohet se deri më tani janë evakuar 300 civilë nga Mariupol në Donetsk.

Kujtojmë që ditën e djeshme kryebashkiaku i Mariupolit iu bëri thirrje civilëve që të largoheshin për shkak të bombardimeve nga ushtria ruse në këtë qytet. Mirëpo nuk u bë dot i mundur evakuimi tyre për shaka se ushtra ruse nuk zbatoi armëpushimin.

Ora 11:52
Blinken kalon kufirin, futet në Ukrainë pas takimit me Kulebën! Më pas shkon në Moldavi

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kaloi shkurtimisht kufirin ukrainas pas takimit me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, i cili u takua në kufirin polak për të diskutuar përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit rus.

"Tani për tani të gjitha vendet e botës po marrin pjesë në përpjekjen për të ndihmuar refugjatët si në Ukrainë ashtu edhe në vendet fqinje," nënvizoi Blinken, në një konferencë shtypi në Moldavi. Duke kujtuar se Presidenti Joe Biden "kërkoi fonde emergjente nga natyra unanitare për të ndihmojë qytetarët ukrainas, si në Ukrainë ashtu edhe në vendet fqinje ".

Më pas Blinken ka shkuar në Moldavi.

Ora 11:22
Bombardohet Zhytomyr, 30 familje të pastreha, ka viktima dhe të plagosur

Rajoni i Zhytomyr u bombardua mbrëmjen e djeshme ku u goditën edhe zonat e banuara në Korosten dhe Ovruch. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë lokale Alla Vashchenko. Raportohet se 30 familje janë të pastreha. Dhjetë shtëpi u shkatërruan në Korosten nga sulmet ajrore. Raportohet për viktima dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë. Pesë fëmijë të tjerë u nxorën nga një bodrum i dhe u shpëtuan.

Ora 11:15
Erdogan bisedon me telefon me Putinin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, të dielën më 6 mars. Të dy presidentët biseduan për luftën në Ukrainë që ka filluar më 24 shkurt.

Ora 11:05
Situata në terren, Ukraina jep shifrat: Kemi rrëzuar 88 avionë dhe helikopterë, luftojmë në çdo cep

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin me Rusinw. Sipas tyre forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës, një numër pilotësh rusë janë kapur, forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje, një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv – në jug, afër Odesa.

"Dita e njëmbëdhjetë e konfrontimit midis popullit ukrainas dhe pushtimit ushtarak rus ka filluar. Forcat e armatosura të Ukrainës dhe njësitë e sigurisë dhe mbrojtjes ukrainase luftojnë për të mbajtur pikat kritike. Armiku ka pësuar humbje dhe përpiqet të shmangë konfrontimin. zjarri i drejtpërdrejtë me trupat tona. Në rrethin operacional të Donetskut, përpjekja kryesore e ushtrisë është të mbrojë Mariupolin dhe t'u shkaktojë dëme rusëve nga zjarri. Grupe të tjera po kryejnë operacione mbrojtëse në Slobozhansky dhe në pjesa lindore në drejtim të Tavriya ",  thuhet në buletinin e përditshëm të informacionit operacional të forcave të armatosura në Ukrainë.

"Në veçanti, njësitë sulmuese të forcave të armatosura ukrainase ndaluan kolonat e armikut që përparonin drejt rajonit të Dnipropetrovsk nga Balaklia. Një operacion për të mbrojtur Chernihiv është duke u zhvilluar në rajonin Siverskyi. Në drejtim të rajonit të Volhinisë po përgatitet e gjithë vija mbrojtëse përgjatë kufirit.

Drejt bregut të Detit të Zi po organizohet mbrojtja e porteve. Në zonën e Nikolaevit u planifikua dhe u krye kapja e mjeteve të armatosura të armikut. Në zona të tjera, ushtria ukrainase po organizon metoda të mbrojtjes parandaluese dhe sabotimit të veprimeve të armikut. Forcat Ajrore të Ushtrisë së Ukrainës i kanë përqendruar përpjekjet e saj në zmbrapsjen e sulmeve me raketa armike dhe bombardimeve ajrore kundër trupave ukrainase.

Në total, rusët humbën 88 aeroplanë dhe helikopterë. Dhe humbjet ruse në aspektin e armëve, pajisjeve dhe ushtrisë janë të konsiderueshme. Disa pilotë të armikut janë kapur nga ushtarët ukrainas, kanë marrë ndihmë mjekësore dhe po dëshmojnë kundër regjimit Putinian të krimeve kundër njerëzimit. Falë rezistencës së Ukrainës, forcat e armatosura ruse janë demoralizuar. Ata vazhdojnë të pësojnë humbje”

Ora 10:42
Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa muaj

1646538811_Screenshot18.png

Konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, nëse jo vite, thotë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab.

Ai tha për Sky News se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të dështojë.

Ora 10:34
Bie sërish alarmi i kuq në Kiev, kërcënim për një sulm ajror

Sirenat e kuqe të alarmit kanë rënë sërish në Kiev, ndërsa banorët janë paralajmëruar për një sulm arjror nga ushtria ruse.

Ora 09:56
E konfirmon kryenegociatori ukrainës: Nesër Raundi i tretë i bisedimeve me Rusinë

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë takimin e radhës së nesër. Këtë konfirmoi negociatorët ukrainas David Braun në faqen e tij në Facebook.

“Raundi i tretë dhe negociatave do të mbahet të hënën”, tha Braun ka dhënë detaje të tjera.

Ora 09:40
Shkelje e ligjit ndërkombëtar, OBSH: Rusët po sulmojnë qendrat shëndetësore në Ukrainë

Rusët po kryejnë një sërë sulmesh në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë. deklarata e ka bërë sot shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë sulmet shkaktuan vdekje dhe lëndime të shumta dhe se agjencia që ai drejton po heton .

“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, ka shkruar ai.

Ora 09:29
Mariupol shpall armëpushimin për evakuimin e civilëve

Në qytetin port të Mariupol, i rrethuar nga forcat e armatosura ruse, është shpallur armëpushimi i përkohshëm, teksa është njoftuar se do të nisin evakuimin e civilëve duke filluar nga ora 10:00 me orën lokale dhe orën 11:00 me orën tonë.

Ora 09:26
Mbretëria e Bashkuar, plan me 6 pika për të ndalur Putinin

Boris Johnson ka një plan me 6 pika për të ndaluar Putinin. Është vetë kryeministri britanik ai që përshkruan detajet në një ndërhyrje në Neë York Times.

Dhe është një thirrje për veprim për komunitetin ndërkombëtar, i nxitur të reagojë ndaj agresionit "barbar dhe të tmerrshëm" të Putinit në Ukrainë, sepse "nuk do të jenë historianët, por populli ukrainas ata që do të na gjykojnë".

Për të mbajtur presionin mbi Moskën atëherë, Johnson argumenton se liderët botërorë duhet të mobilizojnë "një koalicion ndërkombëtar humanitar" për Ukrainën. Ata duhet të mbështesin Kievin "në përpjekjet e tij mbrojtëse". Përveç kësaj, sipas Johnson, presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të intensifikohet. Kështu që komuniteti ndërkombëtar duhet t'i rezistojë "normalizimit rrëshqitës" të veprimeve të tij në Ukrainë. Një pikë tjetër është zgjidhja diplomatike e luftës, e cila, sipas kryeministrit britanik, duhet të ndiqet, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës. Më në fund, Kryeministri britanik argumenton se një "fushatë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë" midis vendeve të NATO-s duhet të nisë shpejt.

Ora 08:49
Kievi: 11 mijë ushtarë rusë të vrarë që prej fillimit të luftës

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë raportuar se deri më tani mbi 11,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Rusinë. Ushtria raporton gjithashtu se janë shkatërruar 285 tanke, 109 sisteme artilerie dhe 48 helikopterë. Ushtria ruse ende nuk i ka konfirmuar këto shifra.

Ora 08:39
Prorusët e Donetskut njoftojnë rihapjen e korridoreve humanitare

Korridoret humanitare nga qytetet e rrethuara të Mariupol dhe Volnovakha, të cilat dështuan dje, do të rihapen sot në mëngjes, sipas zëvendëskomandantit të milicisë proruse të Donetsk, Eduard Basurin.

Ora 08:14
Lufta në Ukrainë shkakton frikë te Finlanda, shpreh dëshirën për t’iu bashkuar NATO-s

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar frikë në shumicën e shteteve fqinje të saj - nga shtetet baltike deri në Moldavi.

Finlanda teorikisht duhet të jetë e sigurt, pasi historikisht ka qenë neutrale. Ashtu si vendet tjera skandinave, përveç Suedisë, në Finlandë më herët nuk ka pasur diskonim për tu bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Por, së fundi, kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë në mënyrë eksplicite se çdo lëvizje drejt NATO-s mund të kishte pasoja ushtarake, njerëzit në të dy vendet u tronditën.

Që atëherë, avionët luftarakë rusë kanë hyrë në mënyrë të hapur në hapësirën ajrore suedeze. Nëse të qenit neutral nuk mjafton për tu mbrojtur kundër Rusisë, qytetarët në Finlandë e Suedi thonë se ndoshta nëse do të bashkoheshin me NATO-n do ta kishin mbrojtjen që u nevojitet.

Kjo paraqet një ndryshim të madh të qëndrimeve. Në Finlandë, veçanërisht, marrëdhëniet me Rusinë mendoheshin të ishin mjaft të mira, por pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar gjithçka.

Ora 08:02
Harta e pushtimit rus të Ukrainës

Një përpjekje për të hapur një korridor humanitar për civilët ukrainas për herë të parë pas pushtimit rus, dështoi dje.

Korridori pritej të ndihmonte më shumë se 200,000 njerëz të iknin nga Mariupol dhe Volnovakha të rrethuar në juglindje të vendit, por një armëpushim dështoi.

Luftimet kanë vazhduar edhe në periferi të Kievit ndërsa forcat ruse përparojnë nga lindja.

Qytetet Kharkiv dhe Chernihiv gjithashtu vazhdojnë të jenë objektiva të sulmeve, ndërsa luftimet arritën në periferi të Mykolaiv.

Ora 08:00
FOTO/ Të thjeshtë, si një familje normale, kush janë prindërit e heroit të Ukrainës Volodymyr Zelensky

Sot Volodymyr Zelensky është shndërruar në një hero të ri të botës. Ai është proptagonist kryesor i çdo lajmi ndërkombëtar, ku çdo informacion rreth tij përbën një interes të lartë. Teksa një vëmendje ka marrë bashkëshortja e tij këto ditë, po aq me interes janë edhe prindërit e presidentit. Një foto e publikuar para luftës nga prezanton me familjen e tij, me babanë dhe nënën.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/03/2022 03:58

    Me beri shume pershtypje fotoja ku nje grup burrash qe po futin statujen e Krishtit ne bunker.Eshte nje foto qe duhet te marre cmim,mund te krahasohet me foton ikone kur usht.amerikane ngrene flamurin ne Iwo Jima gjate L.II.B.Duket se arti imiton jeten dhe anasjelltas.Ikonat e famshme klasike paraqesin Krishtin e martirizuar duke u hequr nga kryqi.Sot ne kete foto te marre nga jeta,duket sikur Krishti prape po zbritet nga kryqi,prape po pergatitet per t'u futur ne varr(bunker),por sot nuk eshte Nikodemi me shoke qe po e zbresin nga kryqi,sot jane nje grup ukrainasish,sot ky Krisht i martirizuar simbolizon te gjithe Ukrainen dhe popullin e saj qe po torturohen e martirizohen,jo nga ushtaret romake,por nga ata ruse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër

Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër