TIRANË - Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë "Aleko Prodani" pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik në teatrin "A. Z. Çajupi" në Korçë. Ky festival që mban emrin e aktorit të njohur Aleko Prodani, do të sjellë në konkurrim trupa shqiptare jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Maqedonia dhe Kosova. Do të jetë një javë e larmishme kulturore e festive në qytet. Ky projekt tashmë është miratuar për mbështetje financiare nga Bashkia Korcë dhe Ministria e Kulturës. Një juri profesionistësh do të vlerësojë shfaqjet më të mira, ndërsa të gjitha çmimet e festivalit që pritet të zhvillohet në skenën e teatrit të Korçës do të mbajnë emrin e aktorit të njohur të teatrit dhe humorit Aleko Prodani. Ndërkohë ka filluar puna për të bërë përzgjedhjen e veprave teatrore që do të jenë në konkurrim. Ky festival do të jetë një traditë dhe një vlere e shtuar në art e kulturë në qytetin e Korçës./ATSH/
/Shqiptarja.com










