Një fitore e vogël ndaj Ministrisë së Shëndetësisë nga shoqata e Down Syndrome Albania

Një fitore e vogël ndaj Ministrisë së Shëndetësisë nga shoqata e Down Syndrome Albania

Down Syndrome Albania dhe Ministria e Shëndetësisë

Sot shenojme nje fitore te vogel per ty F., dhe pse nuk eshte fitorja finale. Ne nuk do te ndalemi deri ne diten e demshperblimit nga shteti per te gjitha shpenzimet e mjekimeve qe ty tu deshen!

Vendimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstaton se Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT , kane diskriminuar ne forme te rende nje minoren me sindromen Down, qe gjate kohes qe ka qene i shtruar ne spital me diagnozen leucemi, familja eshte detyruar te paguaje shuma te medha per mjekimin e tij, ne mungese te medikamentit methatroxate ne spital (si rrjedhoje e deshtimit te prokurimit te ketij ilaci nga ana e shtetit) ilac i cili mungon dhe ne listen e medikamenteve te rimbursueshme per dozen 50mg/flakon.

Down Syndrom Albania ne bashkepunim me Fshdpak Adrf bene ankesen per diskriminim tek komisioneri disa muaj me pare dhe pas perfundimit dhe te seancava te degjimit, sot ka mberritur vendimi ne zyrat tona.

DSA dhe ADRF do ta vazhdojne betejen ne rruge ligjore deri ne vendim gjykate, dhe deri sa familja te jete demshperblyer per cdo shpenzim te bere dhe qe ka kapur vleren e rreth 4 milion leke te vjetra.

F. fatmiresisht eshte mire me shendet dhe nga mjeket e spitalit ka pasur nje kujdes te jashtezakonshem per te, te cilet gjej rast t'i falenderoj dhe publikisht.

Gjate periudhes se mjekimit per nje pjese te shpenzimeve per medikamentet famija eshte ndihmuar nga DSA, Global Down Syndrome Foundation si dhe nga disa mikesha te miat qe kane dhuruar per F. Nje fature ne vleren 60 mije leke te rinj eshte rimbursuar familjes dhe nga fondacioni Luledielli, sipas marreveshjes qe ka QSUT me ta.

Uroj qe ky rast te sherbeje per marrjen e masave nga ana e ministrise dhe e QSUT, si per sigurimim e mjekimeve per cdo femije te shtruar ne spital, ashtu edhe per rishikimim e listes se barnave te rimbursueshme, por dhe qe rasti te inkurajoje prinder te tjere qe te ankimojne dhe te mos dorezohen para padrejtesive te tilla. Eshte e paimagjinueshme qe ne dite te tilla hallesh shendetesore te femijes, te te duhet te luash mendsh dhe per te gjetur parate per ilace qe kushtojne tmerresisht shume.

Faleminderit per punen e palodhur Mirela Juka (DSA) dhe Sidita Fortuzi (ADRF). Great job so far!

Vendimi i Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë