Një fshat po shpopullohet për ta shndërruar në minierë, përplasje mes policisë dhe demonstruesve në Gjermani

Një fshat po shpopullohet për ta shndërruar në minierë, përplasje mes policisë dhe demonstruesve në Gjermani

Protesta në Gjermani

Disa mijëra vetë, mes tyre edhe aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg dhe aktivistja gjermane, Luisa Neubauer protestuan të shtunën për mosprishjen e fshatit Lützerath dhe ndalimin e nxjerrjes qymyrit në zonë. Aktivistja suedeze, Greta Thunberg akuzoi Gjermaninë, se "është një nga mëkataret më të mëdha të klimës në botë". Ajo bëri thirrje për vazhdimin e rezistencës. Që të premten ajo kishte bërë thirrje në Lützerath kundër prishjes së fshatit dhe nxjerrjes së qymyrit nga koncerni energjitik, RWE.

"Nëse qeveritë dhe koncernet shkatërrojnë mjedisin, (...) njerëzit mbrohen", tha Thunberg.

Protesta e aktivistëve të klimës filloi paqësisht, por më vonë sipas të dhënave të policisë, u hodhën mjete piroteknike. Më pas pati përplasje dhe disa aktivistë arritën të thyenin kordonin policor dhe të hynin në zonën ku nxirret qymyri, Garzweiler II.

Kryeministri i landit NRW, Hendrik Wüst (CDU) dhe ministrja e Bujqësisë së landit, Mona Neubaur (Të Gjelbrit)  e mbrojtën planin për prishjen e fshatit, duke theksuar, se ky bëhet mbi bazën e një ujdie mes federatës dhe landit me koncernin energjitik. Kjo ujdi ka anën tjetër daljen nga energjia e qymyrit në vitin 2030. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, kishte bërë të ditur para disa ditësh se qymyri nën Lützerath nevojitet për sigurinë energjitike në këto kohë krize./DW

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës