Bie në lumin Shkumbin 200 metra nga rruga, shpëtohet shoferi i dehur nga Tirana (FOTO+VIDEO)

Një aksident i rëndë u shënua në aksin Librazhd-Elbasan, ku një furgon ra nga 200 metra lartësi, nga rruga në lumin Shkumbin. Drejtuesi i furgonit të mallrave 30 vjeç, i cili sipas policise ka qene ne gjendje te dehur, arriti të shpëtonte gjallë pasi kishte vendosur rripin e sigurimit, dhe nuk u mor nga rrjedha e lumit.

Por nxjerrja e tij nga furgoni ku kishte mbetur i bllokuar për shkak të përplasjes së fortë nga rënia nga rruga në lumë, u bë me ndihmën e efektivëve të policisë. Rrjedha e lumit vështirësoi ndërhyrjen e forcave policore, por me ndihmën edhe të banorëve u bë e mundur nxjerrja e shoferit në furgonin me targë AA 195 JX.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, raporton se ai është Klajdi Murataj nga Tirana. Ai është transportuar me ambulancë për në spital ndersa sipas policise ai do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Policia jep njoftimin: Shoferi i furgonit që ra në lumin Shkumbin ishte i dehur

Policia ka shpërndarë një njoftim për drejtuesin e furgonit që ra nga 200 metra në lartësi në lumin e Shkumbinit. Sipas policisë ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njpftimi i plotë

Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës.

 Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet  furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç,  banues në Elbasan,  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit , forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës  u bë e mundur nxjerrja nga lumit  e drejtuesit të mjetit, i cili  u  transportua  menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore , drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërko që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia rrugore e Elbasanit  falënderon qytetarët për njoftimin në kohë për aksidentin e ndodhur,  banorët që u angazhuan dhe kontribuuan në nxjerrjen nga lumi të 30 vjeçarit, si dhe apelon edhe njëherë për drejtuesit e automjeteve që  të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit , e më keq akoma në gjendje të dehur, pasi destinacioni  dhe jeta e tyre vihet në rrezik, por edhe jeta e  përdorueseve të tjerë të rrugës.

Ora 20:32
Momenti heroik, si u nxor nga mjeti shoferi i furgonit që ra në lumin Shkumbin

Shoferi i furgonit i cili mbeti bllokuar pasditen e sotme pasi automjeti i tij u rrokullis për rreth 20 metra në lumin Shkumbin, është shpëtuar mrekullisht nga forcat zjarrfikëse me ato të policisë.

Ai ka qëndruar për disa momente në automjet duke rrezikuar jetën, por fatmirësisht është nxjerrë që aty

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahmetullahu: 25/05/2019 09:34

    perulu te ALLAHU AZE UE GJEL o njeri i verber

    Përgjigju
    • Xhamia: 25/05/2019 10:53

      Na hape barkun!

  • Gota teke: 25/05/2019 07:08

    Nga alkoli qe ka perdor i eshte dukur shtrati lumit autostrade se shkelqen kur i bie dielli.

    Përgjigju
  • Mondi: 24/05/2019 21:28

    Hajde ekip shpetimi hajde as ne pakistan nuk e gje dot ket lloj ekipi

    Përgjigju
  • Fredi: 24/05/2019 18:47

    Nuk lanë gje pa ndotur e shkaterruar bajgat fshatarë, mjerë ç popull fshatar kemi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren