Një futbollist i Bylisit pozitiv me koronaviurs, pritet përgjigjet e testimeve për skuadrën! Trajneri i Tiranës: Lojtarët kanë frikë! (VIDEO)

Pak më shumë se 24 orë para rifillimit të Superligës një lajm jo pozitiv dhe që mund të ngre shumë pikëpyetje vjen nga Mallakastra. Burime bëjnë me dije se një futbollist i ekipi të Bylisit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Futbollisti në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka udhëtuar së fundmi në Shkodër ku mendohet se edhe ka rënë në kontakt me COVID-19.

Gjithsesi ka ende dyshime, pasi mendohet se mund të jetë edhe një ngatërresë. Për këtë rasye sot në mbrëmje do ti bëhet një tjetër test, për ta konfirmuar plotësisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Rasti me COVID-19 te Bylisi, Egbo: S’ka shans të luhet nëse ka edhe lojtarë të tjerë pozitiv

Trajneri i Tiranës, Emanuele Egbo, do të jetë nesër kundërshtari i Bylisit. Ai thotë se nuk ka shans që ndeshja të luhet në rast se futbollistë të tjerë të skuadrës së ballshit rezultojnë pozitiv:

“Në qoftë se do të dalin negativë nuk do të kemi frikë, po dolën pozitivë, besoj se ndeshja nuk do të zhvillohet. S’ka shanse të luhet po dolën shumë lojtarë pozitivë. Është Federata dhe klubet që do të vendosin. Të presim rezultatet.”

Një nga pesë takimet e javës së 27 të Superligës është Bylis-Tirana. Superliga do të rikthehet pas gati tre muajsh pushim, ndërsa ky takim rrezikon të mos zbvillohet.

Ndër të tjera trajneri i Tiranës thotë: “Po presim vendimin e Federatës. I janë bërë teste të gjithë ekipit, më pas do të shikojmë si do të veprojmë. Kështu që presim deri në momentin e daljen e rezultateve. Edhe lojtarët do të kenë pak frikë. Mund të jetë takuar me të gjithë, duhet kontroll që mos përhapet. Këtë frikë kishim të gjithë, se çfarë do të ndodhë në qoftë se infektohet një lojtar.”

 

Ora 12:16
Rasti pozitiv me koronavirus në Superligë! FSHF, Ministria e Shëndetësisë dhe mjeku njëzëri: Kampionati rifillon nesër

24 orë e ndajnë Superligën shqiptare nga rifillimi pas tre muajsh për shkak të koronaviursit, por atëherë kur të gjithë po mendonin se si do të zbrisnin në fushë vjen një lajm aspak pozitiv. Një futbollist i Bylisit ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke ngritur mjaft pikëpyetje për rifillimin e kampionatit.

Të kontaktuar nga Report TV si FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë thonë njëzëri se protokolli sqaron se duhet të izolohet vetëm individi që rezulton pozitiv, duke lënë të kuptohet se nësër kampionati do të rifillojë normalisht. Ndërkohë burime në klubin e Bylisit bëjnë me dije se menjëherë janë kryer tamponët për të gjithë futbollistët, që nga ana tjetër po qëndrojnë veçmas në dhomë. Brenda 24 orëve priten edhe përgjigjjet, për të kuptuar nëse ka futbollistë të tjerë të prekur apo jo.

I pyetur pak ditë më parë, mjeku Mel Ostreni, i cili ka qenë në grupin e specialistëve të FSHF në diskutimet me Ministrinë e Shëndetësisë për protokollin e masave, se çfarë ndodh me kampionatin nëse një lojtar rezulton pozitiv ai përgjigjet:

“Në bazë të rregullores do izolohet vetëm ai, por do kontrrollohen edhe lojtarët e tjerë. Në këtë rast të gjithë lojtarët do ti nënshtrohen një tampon provë.”

Pra kampionati nuk ndërpritet?

“Ma do mendja që jo, në bazë të rregullave që janë deri tani. Pastaj e ka në dorë qeveria që të vendosë një gjë të tillë,”-thotë Ostreni.

Përsa i përket lojtarit të infetuar te Bylisi mësohet se ai ka rënë në kontakt me virusin teksa ishte në Shkodër, ndërkohë që edhe për të nuk janë të sigurtë 100% nëse është apo jo i infektuar, ndaj ashtu si shokët e tjerë të skuadrës i është nënshtruar një tjetër testi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë