Një grua në krye të bandës paramilitare të PD-së, disa fakte rreth strukturës së paligjshme që nga krijimi, përbërja dhe mënyra e veprimit

Një grua në krye të bandës paramilitare të PD-së, disa fakte rreth strukturës së paligjshme që nga krijimi, përbërja dhe mënyra e veprimit

Marinela Ziu, drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD

Detaje të tjera dalin në pah rreth strukturës së paligjshme të armatosur paramilitare të Partisë Demokratike, paralele me strukturat e shtetit, gjoja për mbrojtjen e votës. Në krye të kësaj ''Strukturat për Mbrojtjen e Votës'' (SMV), Lulzim Basha ka vendosur Marinela Ziun, drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD. Në cilësinë e drejtueses së bandës paramilitare, e dënuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë si një diçka e papranueshme dhe e tmerrshme, Ziu ka sqaruar disa ditë më parë se “Fokusi kryesor është monitorimi i shkeljes së ligjit analiza e shkeljes së ligjit dhe më pas raportimi i tyre, denoncimi në KQZ, në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK”.

Struktura është projektuar për t’u ngritur që në janar të 2021, ndërsa është plotësuar dhe fuqizuar gradualisht në mënyrë të fshehtë. Për herë të parë flitet për këtë strukturë në udhëzimin e Lulzim Bashës, për strategjinë që duhej ndjekur dhe zbatuar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në udhëzimin e janarit 2021, Basha flet për grupe vullnetare që duhet të caktohen nga shtabet në varësi të madhësisë së zonës që mbulonin. “Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten”, thuhet në udhëzimin e Bashës.

Në vijim grupet e vullnetarëve janë strukturuar, fuqizuar dhe kanë qartësuar objektin e veprimtarisë. Ky organ me natyrë paraushtarake është shtrirë në të gjitha degët e Partisë Demokratike. Struktura ka në fokus fushatën zgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe sidomos procesin e numërimit të votave. Në përbërje të strukturës janë ish-policë të shkarkuar nga detyra, ish-komando dhe truproja të armatosur, të gatshëm për të vrarë për partinë, siç ishte rasti i Arbër Paplekajt, i cili vrau dje në Elbasan, Pjerin Xhuvanin.

Personat e rekrutuar, shumica me të kaluar problematike dhe kriminale, janë kryesisht nga zonat në Veri të vendit. Zyrtarë të PD kanë deklaruar se këta perona janë vullnetarë, por rekrutimi i tyre është bërë në bazë të interesave dhe favoreve të ndryshme, sidomos nëse PD-ja vjen në pushtet. Struktura, në mënyrë të paligjshme, ushton të gjitha kompetencat e policisë. Struktura patrullon në zona të ndara, ndalon mjete dhe qytetarë, ushtron kontrolle, merr në pyetje dhe në disa në shumë raste ushtron dhunë.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 23/04/2021 08:15

    kjo eshte PDja qe kerkone te qeverise vendin po votohen keta o populle mose e dhente Zoti mose gaboni se do na marrin me qafe

    Përgjigju
  • Beni: 22/04/2021 21:00

    E dine qe nuk e marrin pushtetin dhe kerkojne lufte civile

    Përgjigju
  • geg hyseni: 22/04/2021 20:34

    Asne ndryshim me grupet paramilitare te Arkandit ne Kosove!!! Ne qeli pas hekurave duhet te ishin edhe ata qe i ngriten dhe financoine keto falanga neofashiste !!

    Përgjigju
  • SPAK: 22/04/2021 20:34

    Ku ishte SPAK-u kur Presidenti tha merrni sepatat hanxharet thikat dhe armet per te mbrojtur voten? A nuk perben kjo nje prove te forte qe Prokuroria ta marre te pandehur? Po SPAKU pse nuk veproi?

    Përgjigju
  • Durresi: 22/04/2021 19:34

    E paligjshme, kriminale dhe vellavrasese, e strukturuar kjo nga nje parti politike eshte me shume se kriminale. Eshte monstruoze SE CE PRENE SE CE VRANE CE SHKRETUAN ANEMBANE NEN THUNDREN E MONIKES ANES LULKES ANES LIKES

    Përgjigju
  • fuati: 22/04/2021 18:57

    Nuk heq dore PD nga bandat kriminale dhe nga prostitutat.....

    Përgjigju
  • ymeri: 22/04/2021 18:42

    SHTETI DHE POLICIA TE NDERHYJE DHE TI SHKRIJE NE DRU KETA PALACO,,,,,TI VRASE KETO NDYRESIRA QE VEPROJNE NE MENYRE ILEGALE DUKE VRARE NJEREZIT NEPER RRUGE....

    Përgjigju
    • Like: 22/04/2021 19:39

      Ti kalbi ne burgut dhe ta shikojne policine

  • KuklusKLANI: 22/04/2021 18:30

    Bande e rrzikshme si ato te Kuklusklanit ne Usa ne vitet e ereta te amerikes

    Përgjigju
  • Scutari: 22/04/2021 18:28

    Policia e Shtetit eshte treguar e paafte dhe e mefshte per te evidentuar nje problem qe ju sillej neper kembe e para syve!!

    Përgjigju
  • Durrsaku: 22/04/2021 18:11

    Me kto ngjarjet e fundit Basha sapo vulosi humbjen e turpshme dhe me videon që doli dje i tha zgjedhjeve ciao un po të lë

    Përgjigju
  • Maks: 22/04/2021 17:55

    Keto jan tamam si ato skuadronet e kemishzinjve te hitlerit Por mutin do i han votes se popullit shteti duhet ti nxjerri te jasht ligjeshme partin PD sa nuk esht von Sepse po plasi ndonje trazir si dihet ca fundi do kemi

    Përgjigju
  • Ben: 22/04/2021 17:34

    Do hajne nje mut madh keto struktura.

    Përgjigju
    • spart: 22/04/2021 21:26

      o Lul druan e gjithcka te kesh sepse je burre kurrve e ruhesh nga maloket e Sales te shplelafte mortjia ty e familjen

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

 Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim

Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim