TIRANË- Mëngjesin e sotëm një punonjës policie teksa ishte në detyrë, në patrullë të përgjithshme, është përplasur me makinë nga Ermal Muçolli, i cili tashmë është vënë në pranga.
Sipas policisë, fillimisht efektivi u afrua pranë makinës së Ermal Muçollit, në pronësi të D. Muçollit, e cila ishte e parkuar gabim për t'i vendosur gjobë. Muçolli nuk e ka pranuar këtë gjë dhe pasi kanë debatuar, i ka dhënë gaz makinës, duke dëmtuar në këmbë policin e Patrullës së Përgjithshme.
Ai fillimisht u largua nga vendngjarja, ndërsa vetëm disa orë më vonë u identifikua në rrugën "Thoma Koxhaj", në Tiranë ku edhe u vu në pranga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.