Një grua u shoqërua pas dyshimeve se blinte vota për të, reagon kandidati i PD, Agron Kapllanaj: Sajesë, mallakastriotët nuk blihen as shiten

Një grua u shoqërua pas dyshimeve se blinte vota për të, reagon kandidati i PD, Agron Kapllanaj: Sajesë, mallakastriotët nuk blihen as shiten

Agron Kapllanaj

Kandidati i Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj ka reaguar pas lajmit të djeshëm se një grua u shoqërua, pasi dyshohet se blinte vota për të, por më pas u la e lirë. Kandidati demokrat thotë se kjo është një sajesë e sipas tij mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten.

“Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten. Mallakastriotët janë qytetarë të punës e me vlera. Asnjë sajesë e shpërndarë në media, asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në Mallakastër. Unë kam punuar e do të punoj me shpirt për këtë qytet e për çdo qytetar mallakastriot. Përbuz çdo akt që ofendon qytetarët, të cilët unë po kërkoj t’i përfaqësoj, ashtu sikurse përbuz gjithkënd që tenton të bëjë pis karakterin tim. Ndryshimi është afër. Më 14 Maj, bashkë do ta rikthejmë Bashkinë te qytetarët.

Pas shoqërimit në komisariat qytetarja e identifikuar si D.D është lënë e lirë pasi nuk i është gjetur asgjë e dyshimtë që mund të faktonte që blinte votat për Kapllanajt. Rasti u denoncua në rrjete sociale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës