-
Goditën policët dhe agjentët e BKH gjatë një operacioni të SPAK në Fier, Prokuroria dërgon për gjykim dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër
Ndaj dy nipërve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës dhe mikut të tyre rëndon akuza ‘goditje për shkak të detyrës’. Incidenti u shënua më 15 prill pasi efektivët e Operacionales dhe hetues të BKH të cilët po kryenin veprime në kuadër të një hetimi të SPAK në Fier.
18 Tetor, 10:00 -
Fier/ Dhunuan agjentët e BKH dhe policët, Gjykata lë në qeli dy nipërit e ish-kryebashkiakut Kapllanaj dhe punonjësin e firmës: Nuk i njohëm, s'e dinim kush ishin!
Gjykata e Fierit ka lënë në burg të afërmit e politikanit dhe biznesmenit Agron Kapllanaj. Ata u arrestuan tre dite me parë, pasi goditën për shkak të detyrës, hetuesin e BKH-së dhe efektivët gjatë një operacioni të SPAK. Seanca zgjati pak minuta, ndërsa të arrestuarit pretenduan se nuk i kanë njohur hetuesit.
18 Prill, 11:19 -
Fier/ Përplasja me njerëzit e Agron Kapllanajt, agjenti i BKH dhe efektivët e policisë u ndoqën nga 3 makina, u dhunuan edhe pse u prezantuan
Prokuroria e Fierit ka nisur hetim ndaj dy nipërve të Agron Kapllanajt, Klaudio Kapllanaj, Ledjan Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të cilët dhunuan një hetues të BKH dhe oficerë të Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, që kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të SPAK në aksin rrugor Fier-Patos
17 Prill, 16:17 -
Përplasja me agjentët e BKH në Fier, zbardhet dëshmia e dy nipërve të Agron Kapllanajt: Nuk e dinim se ishin nga SPAK
Burimet bëjnë me dije se në dëshminë e tyre në polici, dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe personi tjetër i arrestuar, kanë deklaruar se nuk e dinin që personat me të cilët u përplasën ishin të SPAK, në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë.
17 Prill, 14:37 -
Përplasja me agjentët e BKH-së, Report TV siguron pamjet e kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt
Report TV siguron pamjet e biznesit të Shkëlqim Kapllanajt, vëllai i Agron Kapllanajt, në aksin Fier-Patos, ku u shënua incidenti me agjentët e BKH-së dhe efektivëve të policisë të martën. Kompania që e Kapllanajt, 'Shkëlqimi 07', operon në fushën e ndërtimit. Dinamika e ngjarjes dhe arsyet e
16 Prill, 13:59 -
Përplasja me agjentët e BKH dhe efektivët/ Kapllanaj për Report TV: Nuk u identifikuan, njëri prej tyre shau dhe kërcënoi! Nxorri dhe armën! S'ka pasur as sulm as goditje
Në një intervistë për Report TV, Agron Kapllanaj ka dhënë versionin e tij të ngjarjes me agjentët e BKH dhe efektivë në kompaninë e tij në Fier. Sipas tij, ata nuk janë identifikuar si anëtarë të strukturës së BKH, dhe se njëri prej tyre, i ka sharë dhe kërcënuar.
16 Prill, 12:24 -
Përplasja me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier/ SPAK: Agjentët e BKH dhe efektivët u sulmuan pa asnjë motiv, po kryenin veprime për një hetim
Tre persona mes të cilëve, dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, u arrestuan pas përplasjes së mbrëmshme me agjentët e BKH në Fier. Hetuesit u sulmuan fizikisht, dhe pa asnjë motiv, sipas një njoftimi të SPAK-ut, ku saktësohet se ata ishin në krye të detyrës. Kapllanaj ka ofruar një tjetër version duke deklaruar se hetuesit nuk ishin identifikuar e madje sipas tij, kishin kërcënuar dhe punonjësit e kompanisë së tij.
16 Prill, 11:53 -
Përplasja me agjentët e BKH-së në Fier, arrestohen 2 nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër
Arrestohen 2 nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, si edhe një person tjetër, pas përplasjes me agjentët e BKH-së në Fier. Në pranga kanë rënë Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku.
16 Prill, 09:04 -
Përplasje mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH në Fier! Policia: U goditën për shkak të detyrës! Rrethanat të paqarta, disa të shoqëruar
Përplasje fizike mes hetuesve të BKH-së dhe Forcave Operacionale me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier. Policia thotë se u goditën për shkak të detyrës. Kapllanaj pretendon se ata u futën në ambientet e fabrikës së tij dhe po filmonin me dron tokat aty pranë.
15 Prill, 22:09 -
Themelues i 'Djathtas 1912', Kapllanaj: Dy rrugë ka me Berishën, ose je armiku i tij dhe të fyen, ose je me të i nënshtruar dhe burrë i ndershëm
Agron Kapllanaj deputeti opozitar themelues i 'Djathtas 1912', theksoi se me Berishën nuk mund të ketë bashkëpunim. Sipas tij, Berisha ose të bën armik dhe të fyen ose të bëhesh aleat dhe për të je burrë shumë i ndershëm.
14 Tetor 2024, 18:06 -
-
'Lufta' mes demokratëve, Korreshi: Në krye të PD-së as Basha e as Berisha! Kapllanaj: Ish-kryedemokrati s'ka pse të përjashtohet nga gara për kryetar
Korreshi tha se instistimi i kryetarëve të degëve për të të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së është i orkestruar. Duke nënkuptuar lëvizjet e Bashës për rikthimin në PD-së, Korreshi tha se me këtë projeksion do të kthehemi sërish nga e para
7 Qershor 2023, 18:39 -
Humbi bashkinë e Mallakastrës me diferencë të vogël votash, Kapllanaj: Shkak bashkëpunimi mes kandidatit të foltores dhe atij të PS-së
Për Agron Kapllanajn, kandidatin e PD-së në bashkinë e Mallakastrës, humbja e tij ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes kandidatit të Bashkë Fitojmë dhe atij të PS-së. Duke analizuar humbjen e tij që erdhi me vetëm 288 vota diferencë ndaj Qerim Ismailajt të PS-së, Kapllanaj tha se votat e dhëna për Resmi Shanajn do t’i jepnin fitoren PD-së nëse ky i fundit nuk do kishte hyrë në zgjedhje.
19 Maj 2023, 22:06 -
Një grua u shoqërua pas dyshimeve se blinte vota për të, reagon kandidati i PD, Agron Kapllanaj: Sajesë, mallakastriotët nuk blihen as shiten
Kandidati i Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj ka reaguar pas lajmit të djeshëm se një grua u shoqërua, pasi dyshohet se blinte vota për të, por më pas u la e lirë. Kandidati demokrat thotë se kjo është një sajesë e sipas tij mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten.
10 Maj 2023, 14:51 -
-
Premtimi i Kapllanajt për banorët e Mallakastrës: Kam program zhvillimi, do punojmë me të majtë e të djathtë
Kandidati i PD për bashkinë Mallakastër, Agron Kapllanaj zhvilloi takim me banorët në Ballsh, ku tha se nuk është kryer asnjë investim. Ai tha para banorëve se ka program zhvillimi që shpreson ta bëjë realitet.
2 Maj 2023, 11:12 -
Enkelejd Alibeaj në Mallakastër: Më 14 maj i kthejmë bashkinë qytetarëve! Regjimi i Ramës, problemi më i madh i vendit
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim në Mallakastër, ku i pranishëm ishte edhe kandidati demokrat Agron Kapllanaj. Alibeaj tha se është momenti që kjo bashki t’i kthehet qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që më 14 të votojnë Kapllanajn.
1 Maj 2023, 14:56 -
Gara për Mallakastrën, Kapllanaj i PD: Kandidati i ‘BF’ do të tërhiqet por s'e lë Berisha, fajtori kryesor i humbjes së demokratëve
Agron Kapllanaj, kandidati i PD për bashkinë Mallakastër është i bindur se do të marrë fitoren më 14 Maj pasi sipas tij pas çdo gare ka rritur ndjeshëm mbështetjen në elektoratin e tij.
28 Prill 2023, 22:49 -
Kandidati i PD-së për Mallakastrën, Kapllanaj: Më 14 maj ndëshkoni këdo që la Bashkinë në harresë
Kandidati i PD për bashkinë Mallakastër, Agron Kapllanaj e ka paraqitur kandidaturën e tij si të vetmen alternativë për këtë zonë.Kapllanaj u bën thirrje qytetarëve ta votojnë 14 majin këdo që i
27 Prill 2023, 11:53 -
Zgjedhjet e 14 majit, Kapllanaj: Kandidati i koalicionit opozitar, patericë e socialistëve! Berisha më sulmon se them mendimin tim, duhet të tërhiqej në disa bashki
Agron Kapllanaj, kandidati i PD për bashkinë Mallakastër është i bindur se do të marrë fitoren më 14 maj ndërsa vijon të cilësojë ‘patericë e socialistëve’ Resmi Shanajn, kandidatin e koalicionit Berisha-Meta.
21 Prill 2023, 16:55
