PRISHTINË - Një grup i përbërë prej studentëve të juridikut dhe atyre të shkencave politike nga Serbia janë duke qëndruar në Kosovë prej datave 28 deri më 31 janar 2015.
Sipas KosovaPress, kjo vizitë organizohet në kuadër të Programit Rajonal të Shkëmbimit të të rinjve të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), përmes së cilës këtyre të rinjve u jepet mundësia që për herë të parë të vizitojnë vendet e rajonit. Të gjitha takimet që do të mbahen gjatë kësaj vizite do të jenë të fokusuara në temën e raundit të ardhshëm të bisedimeve të Brukselit, i cili fillon në muajin shkurt.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, studentët nga Serbia do të kenë mundësi të takohen me përfaqësues të qeverisë së Kosovës, duke përfshirë përfaqësues të komunitetit serb në qeveri, partitë parlamentare si Vetëvendosjen dhe LDK-në, autoritetet lokale në Komunën e Prishtinës, si dhe BIRN-in dhe Fondin e së Drejtës Humanitare në Kosovë. Grupi do të vizitojë edhe Gracanicën dhe Mitrovicën, ku do të mësojnë më shumë për jetën në nivelin lokal përmes diskutimeve me aktivistë të rinj. Para vizitës në Kosovë, grupi u takua me përfaqësues të qeverisjes lokale në komunën e Preshevës dhe Bujanovcit.
Të premten, YIHR do të organizojë debatin "Përballja me realitetin duke u përballur me njëri-tjetrin".
Pjesëmarrës në këtë debat do të jenë të rinj nga Kosova dhe Serbia, të cilët kishin mundësinë të merrnin pjesë në programet e këmbimit në Prishtinë apo Beograd.
Ata do të flasin në lidhje me rëndësinë e kontaktit personal dhe mësimit prej përvojave personale për zhdukjen e paragjykimeve.
Ky diskutim do të mbahet në përputhje me përpjekjet e YIHR-së për të institucionalizuar shkëmbimet e të rinjve në nivel rajonal. Në gjashtë muajt e fundit është zhvilluar një diskutim në nivel qeveritarë të vendeve të rajonit, për krijimin e kanaleve zyrtare të komunikimit të gjeneratave të reja./ATSH/
/Shqiptarja.com