THETH- Një turist zviceran ka gjetur vdekjen në Valbonë, pasi ka rënë aksidentalisht në greminë. I riu po eksploronte natyrën bashkë me tre turistë të tjerë në shtegun alpin Valbonë-Theth.

Fatkeqësisht rreth orës 12:40 në zonën e Ragamit, ai bashkë me një vajzë kanë rënë në greminë, pasi duket se kanë ngatërruar shtegun.

Ndërsa dy të tjerët kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje pas rreth dy orësh për shkak të terrenit të vështirë. Turisti, në moshë të re u gjet pa shenja jete, ndërsa vajza që e shoqëronte fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime!

Një helikopter i Emergjencave Civile mbërriti në Valbonë dhe transportoi trupin në spitalin e Bajram Currit. 

Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët (vija me të kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën poshtë (vijën me të verdhë).

Foto nga vendi i ngjarjes

1652191281_turistigjerman.jpg

Turisti gjerman, trupi i tij

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:45
Gjenden dy turistët gjermanë që ranë në humnerë në Theth, njëri ka humbur jetën

 

Janë gjetur dy turistët gjermanë që ranë në humnerë në Theth. Burime për Report Tv konfirmojnë se njëri prej tyre (mashkull) ka humbur jetën. Turisti tjetër femër që ishte bashkë me të është në gjendje të traumatizuar. Helikopteri po bën përpjekje për t’u ulur me qëllim marrjen e trupit dhe për t’i dhënë ndihmën vajzës që ka shpëtuar.