Një gur shqiptar në Oscar, Budina:
“Shok” pretendenti absolut për çmim

Një gur shqiptar në Oscar, Budina:<br />“Shok” pretendenti absolut për çmim
TIRANE- Nomimi i filmit kosovar “Shok” me producent Eshref Durmishin  për çmimin prestigjioz “Oscar”, të detyron të marrësh shembull nga ky brez i shkëlqyer i kineastëve. Me skenar dhe regji të anglezit Jamie Donoughue, filmi “Shok” u nominua bashkë me 4 filma të tjerë në edicionin e 88-të të Oscar.

Në një intervistë për Shqiptaraja.com, kineasti Robert Budina rrëfen se ka pasur dy bashkëpunime të suksesshme me Kosovën, duke na zbuluar zanafillën e triumfit të filmit kosovar në botë. Dy produksionet filmike të Era Film që drejton Budina, si “Bota”, me regji e skenar të Iris Elezit e Thomas Logorecit, që e çoi filmin shqiptar në festivalin prestigjioz të Karlovy Vary-t në Çeki, si dhe filmi më i fundit shqiptaro-kosovar “Burrnesha”, me regji të Laura Bispurit, që e çoi Shqipërinë ne Berlinale; kanë qenë fryti i një bashkëpunimi të suksesshëm me kineastët kosovarë. Robert Budina zbulon sekretet e këtij suksesi të pazakontë.

Cilat kanë qenë sakrificat dhe strategjitë e kineastëve kosovarë që arritën t’i japin Kosovës shkëlqimin e “Oscar”-it. “Kineastët kosovarë e kanë nisur sfidën duke paguar lekë nga xhepi i tyre për të bërë filma”, thotë Budina. Pas një pune të madhe, ata kanë zgjuar ndërgjegjen e institucioneve të shtetit për t’i mbështetur dhe kanë ecur përpara me strategjinë e thithjes së fondeve nga qendrat ndërkombëtare filmike.

Budina është i lumtur që në “derën e Oscar është vënë një gur i filmit shqiptar”. Ndërsa flet për mungesën e mbështetjes së artit nga politikanët shqiptarë, Edmond Budina e ka të vështirë të flas për standardet e shpalljes së projekteve fituese në Shqipëri. Thotë se e ka të vështirë, sepse vetë është njëri nga fituesit, por nga mënyra sesi i këshillon institucionet shtetërore, duket se ka vend për strategji të vërteta që të zhvillohet jo vetëm kinemaja, por i gjithë arti shqiptar.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Olimpiada e Parisit/ Zyrtarizohet ekipi i refugjatëve, delegacion me 36 sportistë nga 11 shtete

Olimpiada e Parisit/ Zyrtarizohet ekipi i refugjatëve, delegacion me 36 sportistë nga 11 shtete