Një histori e shkurtër por shumë domethënëse mbi përballjen e sfidave në jetë

Një histori e shkurtër por shumë domethënëse mbi përballjen e sfidave në jetë

Foto ilustruese

Një grua e re shkoi një ditë gjyshja, dhe nisi t’i rrëfejë mbi jetën e saj, dhe se si gjërat ishin kaq shumë të vështira për të. Ajo nuk e dinte se si do t’ia dilte, dhe donte që të hiqte dorë nga gjithçka. Ishte e lodhur duke luftuar vazhdimisht. Dukej sikur sapo një problem zgjidhej, shfaqej në çast një problemi i ri.

Pasi e dëgjoi pa e ndërprerë, gjyshja e mori me vete në kuzhinë. Ajo mbushi 3 tenxhere me ujë. Në të parën hodhi karota, në të dytën disa vezë dhe tek e treta disa kokrra kafeje. Ajo ndezi sobën dhe i la që të ziejnë të tria për rreth 20 minuta. Më pas i nxori karotat dhe i vendosi në një tas.

Po ashtu nxori vezët nga tenxherja e dytë dhe i vendosi në një tas tjetër. Më pas mblodhi kokrrat e kafesë dhe i vendosi në një tasin e tretë. Duke u kthyer nga mbesa e saj, ajo e pyeti:”Më trego çfarë po shikon?”. “Karota, vezë dhe kafe”- u përgjigj gruaja e re.

Ajo e afroi më pranë dhe i kërkoi të prekte me dorë karotat. Mbesa i preku dhe vuri re se ato ishin zbutur. Më pas i kërkoi të merrte një vezë nga tasi i dytë dhe ta thyente. Pasi i hoqi lëvozhgën, ajo pa vezën e zier. Në fund i kërkoi të pinte lëngun që kishte lexuar kafeja nga tasi i tretë. Mbesa buzëqeshi, ndërsa shijoi aromën e saj të fortë. Më pas e pyeti gjyshen e saj “Ç’kuptim ka kjo gjë?”.

Gjyshja e saj  i shpjegoi se secili prej këtyre objekteve ishte përballur me të njëjtën fatkeqësi – ujin e valuar – por secila kishte reaguar ndryshe. Karota u fut në tenxhere e fortë, por kur iu nënshtrua ujit të valuar, u zbut dhe u dobësua. Veza ishte e brishtë. Lëvozhga e saj hollë e jashtme e mbronte brendësinë e saj të lëngshme.

Por kur u fut në ujin e vluar, edhe brendësia e saj u ngurtësua. Ndërkohë, kokrrat e kafesë mbetën po të forta. Edhe pasi qëndruan për 20 minuta në ujin e valë ato kishin arritur të ndryshonin ujin dhe jo e kundërta. “Cila nga këto je ti? Si reagon kur fatkeqësia të troket në derë? Si një karotë, vezë apo një kokërr kafeje?”.

Edhe ju mendoni pak për këtë:Cili jam unë? A jam ajo karota që duket e fortë, por përballë dhimbjeve dhe fatkeqësisë, zbutem dhe e humbas forcën time? Apo mos jam veza që në fillim ka një rezistencë të admirueshme, por që ndryshon pas ekspozimit ndaj të nxehtit?

A kishe një shpirt të gëzueshëm, por pas një vdekjeje, ndarje, vështirësie financiare apo ndonjë sprove tjetër, je bërë më e ngurtë?

Apo je si kokrra e kafesë? Në fakt ajo e ndryshon ujin e nxehtë, dhe është pikërisht rrethana që shkakton edhe dhimbjen. Kur uji nxehet, kokrra e kafes e lëshon aromën. Nëse jeni si kjo e fundit, edhe kur gjërat janë në situatën më të keqe, përmirësoheni dhe e ndryshoni situatën që ju rrethon dhe nuk lejoni që situata t’iu ndryshojë ju./Bota.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë