Më 2 dhjetor trajneri i Egnatias në Superligën e futbollit, Edlir Tetova, kreu një operacion në zemër duke vendosur stenta. Gjendja e 42-vjeçarit është e stabilizuar dhe pas disa ditësh qëndrim nën kontrollin e mjekëve, ai i është kthyer punës.

Paraditen e kësaj të mërkurë trajneri është ulur në stolin e Egnatias duke ndjekur ekipin në stërvitje. Tetova ka munguar në dy takimet e fundit të të tijve, por pritet që fundjava ta gjejë në drejtim të ekipit nga stoli.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë luajnë kundër Dinamos në "Air Albania", të dielën më 14 dhjetor në orën 19:00.

Stërvitja e Egnatias