Një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës

Një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës

Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mund ta shkrijë atë, nëse nuk pranon të rregjistrojë Albin Kurtin dhe disa kandidatë të “Vetëvendosjes” në listën e deputetëve, vendim që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ndërhyrja e Vjosa Osmanit, e cila kryen detyrat e presidentit, krijon për herë të parë një precedent të rëndë për shtetin e ri të Kosovës, pasi implikon presidentin në procesin e deligjitimimit të arbitrit të zgjedhjeve në vend, duke i hapur rrugë me dhunë paligjshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve.

Pas një fushate tre ditore kërcënimesh verbale mbi kryetaren e KQZ, të cilat janë tipar dallues i “Vetëvendosjes”, si parti linçuese, përfshirja e institucionit të Presidentit në këtë fushatë kërcënimesh,  e fut Kosovën në spiralen e paligjshmërisë së zgjedhjeve, pasi kërkohet që përmes dhunës verbale dhe institucionale, t’i imponohet Kosovës një listë kandidatësh të paligjshëm, të çertifikuar si të tillë, nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe institucioneve të tjera.

Është pak a shumë ajo që bëri president Trump, duke i bërë thirrje mbështetësve të tij, të sulmojnë institucionin që po çertifikonte zgjedhjet, pasi i “bindi” që vullneti i popullit ishte manipuluar.

Albin Kurti bëri të njëjtën gjë. Ai tre ditë më parë i kërkoi KQZ-së t’i nënshtrohej vullnetit të të popullit dhe jo vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë gjë e përsëriti sot Vjosa Osmani.

Tani ajo që mund të ndodhë, është që “populli” t’i turret KQZ-së, të djegë listat e zgjedhësve dhe t’i shpallë vetë kandidatët, pa i çertifikuar asnjë institucion, pasi ky është kuptimi që Kurti ka për vullnetin e popullit.

Por ndërsa Albini aktualisht është thjesht një kandidat i ndëshkuar nga drejtësia, që nuk lejohet të kandidojë, Vjosa Osmani është kryesuese e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentit. Ndaj ajo nuk mund të kalojë në heshtje.

Në kushtet e mungesës së Kuvendit, ajo përfiton që mund të mos ndërmerret një iniciativë për shkarkimin e saj, por ajo duhet të merret në Parlamentin e ri, pavarësisht rezultatit.

Ajo nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar për këtë akt.

Edhe presidenti Trump nuk u arrit të shkarkohej pas skandalit që bëri, por Senati po e çon deri në fund përpjekjen e tij për ta ndëshkuar atë.

Kjo mendësi revolucionarësh, që duan të hyjnë në zgjedhje duke vrarë së pari arbitrin, e duke mos respektuar asnjë ligj të shtetit të Kosovës, tani ka në krye të saj presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin. Dhe ngjan vërtet si një hordhi osmane.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 24/01/2021 10:43

    Agjentura serbe me kete qe po ben albin kurti e kjo osmanllesha ja arriti qellimit per shkaterrimin e shtetit te kosoves

    Përgjigju
  • Baze: 24/01/2021 08:35

    ...Partie, Baze! Ste pelqen Zt. Kurti?: eshte i pari qe tregoj qarte se politika e shqiperise eshte e keqja me e madhe per kosoven!

    Përgjigju
  • Me RESPEKT: 23/01/2021 22:09

    Njish je o MERO . I duhesh vendit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027