Tiranë/ E qëllojnë pas shpine me plumb në këmbë, i riu: Nuk e pashë autorin, ishte errësirë

Një i ri i plagosur me armë zjarri është paraqitur në orët e para të mëngjesit te Trauma.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Leo Hera i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hera ka kallëzuar se në rrugën "Don Bosko", është plagosur me armë zjarri. Në deklaratën dhënë nga Spitali i Traumës për grupin hetimor pretendon se nuk e njeh personin që ka shtënë në drejtim të tij.

Sipas tij, në momentet kur është qëlluar ka qenë duke lëvizur në këmbë. Për shkak të errësirës, ka deklaruar, nuk ka mundur të shohë personin që e ka plagosur, pasi të shtënat kanë ardhur nga pas shpine. 

Ai u mor në pyetje nga policia pasi është mjekuar nga bluzat e bardha dhe në vazhdim pritet të zbardhet ngjarja e plotë. Policia po heton në disa pista.

"Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën "Don Bosko", është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:41
U qëllua me armë zjarri pas shpine, zbardhet dëshmia e të riut: S'e pashë autorin, ishte errësirë

Zbardhet dëshmia e  31-vjeçarit Leo Hera i cili është plagosur me armë zjarri në rrugën "Don bosko" në Tiranë dhe më pas ka përfunduar në spital.

Ai ka thënë se nuk e ka parë autorin pasi ai e ka qëlluar pas shpite teksa ka qenë duke ecur.

"Nuk e njoh personin që ka shtënë në drejtim tim.Kur jam qëlluar kam qenë duke lëvizur në këmbë. Për shkak të errësirës, nuk kam mundur të shoh personin që më ka plagosur, pasi të shtënat kanë ardhur nga pas shpine", ka thënë ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja