'Një javë dinamike me ulje-ngritje! Reflektoni ku keni gabuar' / Parashikimi javor i horoskopit 2-8 tetor nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë me ulje-ngritjet e veta, por na jep mundësinë që ne të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare apo çështjet e dashurisë, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjërat që ne duam. Ka një ndikim shumë të madh, duke pasur parasysh një kënd të vështirë që bën Mërkuri me Plutonin jep disi probleme apo debate dhe ndaj përgjatë kësaj jave duhet të jemi të vëmendshëm dhe të anashkalojmë çdo konflikt që mund të kemi. Pas datës 5 tetor kemi Mërkurin në Peshore, është një ndikim i mirë për të stabilizuar çështjet e punës, na jep mundësi të mira në fushën ekonomike financiare dhe dokumentacioneve. Pak më të vëmendshëm këtë javë duhet të tregohet shenja e Dashit dhe Ujorit, duhet të qëndrojnë larg firmosjes së kontratave si dhe larg debateve. Ndërsa shenjat më të favorizuara të javës janë Bricjapi, Binjakët dhe Peshorja.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 2-8 tetor 2023.

Dashi

Për ju të shenjës së Dashit është një javë që fillon vrullshëm dhe me nxitim, por jeni ju që vendosni çfarë do të bëni në vazhdimësi. Kujdes ditën e Hënë, qëndroni larg çdo debati! Është një mundësi dhe një moment pozitiv, do shikoni që shumë gjëra do ndryshojnë. Do ndryshojnë në anën tuaj të ekonomisë, do të keni të gjitha mundësitë për të zgjidhur problemet që ju keni. Në anën e financave i keni të gjitha mundësitë, jeni në kohën e duhur për rritje dhe stabilizim ekonomik. Përgatituni për gjëra të mëdha në ditët në vazhdim! Edhe pse është një javë disi e vështirë për të kapërcyer disa pengesa që keni patur më përpara, por duket se do t'i mbyllni pas mesjavës. Ndërsa në çështjet shpirtërore është një periudhë shumë e mirë për lidhjet me probleme, është një kohë e vyer për të nisur dhe stabilizuar marrëdhëniet tuaja.

Demi

Meqënëse Demi ka patur një ndikim shumë të madh këtë periudhë, vëmendja ka qenë tek ekonomia më tepër, sepse keni pasur shumë çështje të lëna pezull, por vjen momenti dhe koha tani që çdo gjë ta bëni vetë, çdo gjë të arrihet gradualisht me sukses. Është momenti më i mirë i mundshëm në fushën ekonomike financiare sepse gjërat do të ndikojnë pozitivisht dhe do të startoni në këtë javë gjëra shumë të mëdha. Është momenti perfekt i shenjave të Tokës për stabilizim ekonomik, një udhëtim që doni të bëni, një punë që ka të bëjë me jashtë apo një bashkim familjar. Rëndësi ka që ju përgjatë kësaj jave do të ndjeheni mirë, pasi jeni në 'rrugën' e suksesit. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore një lidhje me pengesa që keni patur, duket se tani ka ardhur momenti i duhur për të zgjidhur këtë problem. Në lidhje me punën do të merrni një vendim shumë të rëndësishëm i cili do të jetë në favorin tuaj. Nga fillimi i javës do të keni një takim me rëndësi, si dhe një dokument shtetëror do të keni mundësi t'a zgjidhni.

Binjakët

Duket se Binjakët janë në rrugë të mbarë, është një moment shumë pozitiv dhe ndikimi i Mërkurit jep mundësi, jep shance të mëdha në fushën e karrierës, jep shance të mëdha në ndryshime që do të keni tani e tutje. Janë ndryshime që lidhen me punën pasi ju dini se ku doni të shkoni dhe arrini. Gjithashtu ka të bëjë me një ndikim shumë të madh ekonomik financiar, sepse ju i keni të gjitha mundësitë, është një moment shumë i mirë dhe tepër pozitiv në zgjidhjen e çështjeve ekonomike, keni mundësinë për të bërë disa takime me persona të tretë që do t'ju ndihmojnë shumë. Do të zgjidhni disa problematika në këtë fushë. Përgjatë kësaj jave do të ndjeheni të realizuar në karrierë! Të shtunën dhe të dielën janë dy ditë tepër pozitive dhe me shumë ndikim, mendoni për gjërat që keni lënë pezull, pasi do të keni mundësinë për të zgjidhur gjithçka. Në çështjet shpirtërore duhet të bëni pak kujdes sepse mund të keni disa grindje të vogla. Kujdes, me pak maturi dhe pa u nxituar në fjalë mund të mbyllni çdo konflikt!

Gaforrja

Përgatituni për gjëra të mëdha, përgatituni për çështje ekonomike financiare lidhur me disa vendime shumë të rëndësishme që do të keni, një ndryshim i madh ndodh tani në këtë periudhë. Janë ndryshime favorite në ekonomi, favorite në gjëra të mëdha sepse do keni shumë mundësi pozitive në anën tuaj. Ka ardhur momenti për Gaforret të zgjidhin çdo problematikë në lidhje me punën, karrierën, në lidhje me ndryshime, në lidhje me vendime të rëndësishme. Kohët e fundit keni patur disa probleme dhe debate që ju kanë mërzitur disi, por duket se tani do të qëndroni me kokën lart, pasi çdo gjë do të qartësohet në favorin tuaj. Megjithëse ndikimi i eklipsit i datës 14 tetor mund të jetë diçka e vështirë për ju, por jo e pakalueshme. Vazhdimësia e anës financiare duket e mbarë. Në çështjet shpirtërore sado vështirësi mund të keni në një marrëdhënie ju ia dilni gjithmonë.

Luani

Luanët kanë qenë në kohën dhe vendin e duhur për disa lëvizje dhe ndryshime. Por tani ka ardhur një moment akoma më pozitiv, keni mundësinë për të zgjidhur shumë gjëra ashtu si ju doni, në lidhje me punën dhe karrierën tuaj. Momenti që keni tani është aq favorit si nga ana e'forcës' tuaj ashtu dhe nga ana e ndikimit planetar. Mundësi perfekte për ngritje në karrierë ata që janë në role drejtuese. Luanët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, shumë zhvillime të reja dhe nisma do të jenë tepër të suksesshme. Luanët në këtë periudhë dinë shumë mirë se ku do të shkojnë dhe çfarë duhet të bëjnë. Në punën tuaj do të arrini majat! Është një kohë në anën tuaj për vendimmarrje, vetëm kujdes çdo vendim pa e realizuar mos e përflisni me të tjerë në këtë mënyrë nuk do ketë energji dhe ndikime negative. Në çështjet shpirtërore kujdes nga grindjet dhe debatet, mundohuni të jeni vetëvetja, pasi do jetë më mirë për ju.

Virgjëresha

Për Virgjëreshat duket se është një javë që ka të mirat e veta, është momenti i duhur për të stabilizuar anën ekonomike për të parë se ç'do të bëni në vazhdimësi, sepse ka diçka të madhe në këtë periudhë që vërtetë niset nga ndryshimet që do të keni dhe keni një mundësi pozitive përsa i përket karrierës tuaj. Çdo gjë do vijë në favorin tuaj! Është një kohë e përshtatshme në ndryshime, në vendime. Mos humbisni një bidedë shumë të rëndësishme këtë javë, keni disa zhvillime të reja. Çdo vendim merreni vetë, mos u ndikoni nga opinioni dhe mendimi i të tjerëve! Gjithashtu është mirë që çdo problem familjar që keni le të qëndrojë brenda mureve të shtëpisë, ka ardhur momenti që disa 'sekrete' t'i mbani për veten tuaj. Në anën shpirtërore është një periudhë e mirë dhe stabilizuese.

Peshorja

Ka qenë një periudhë pak delikate për Peshoret, pasi kanë për të mbyllur disa çështje me ligjin, disa çështje madhore për të cilat duket se tani është mundësia më e mirë për t'i mbyllur. Gjithashtu është një kohë e mirë në lidhje me vendime që duhet të merrni, është një periudhë gjithashtu e mirë në fushën e punës dhe karrierës. Ndikimi planetar do të jetë favorit në atë që ju doni të realizoni si dhe në zgjidhjen e çdo problematike. Do të jetë një kohë e cila do t'ja u bëjë gjërat më të lehta. Në punën tuaj do t'ju duhet të komunikoni diçka me eprorin tuaj, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Është momenti i duhur për arritje të çështjeve ekonomike financiare. Mbështetuni në njohjet tuaja, bëni bisedime këtë javë pasi ka ndikime shumë pozitive, çdo vendim i marrë përgjatë kësaj jave do të ketë sukses nesër, vetëm kujdes, mos u nxitoni! Çdo hap që bëni, kontrollojeni më parë. Në anën shpirtërore pak kujdes, pasi Peshorja në këtë fushë është pak problematike edhe pse fal dashuri dhe dhembshuri.

Akrepi

Si mund të sillej një Akrep këtë javë në biznes apo në role drejtuese? Duhet të gëzojë sepse planin që ka patur e ka tejkaluar, punën që ka marrë përsipër e ka realizuar dhe ka arritur çdo qëllim. Është momenti i duhur në fushën e punës dhe karrierës në zgjidhjen e gjërave të mëdha dhe jo vetëm... Është një moment tani që për ju të shenjës së Akrepit mund të flitet shumë në fushën e punës, në fushën e drejtësisë, në fushën ekonomike financiare sepse shumë gjëra marrin zgjidhje në rrugën e duhur dhe arrihen aty ku ju dëshironi. Jeni korrektë me atë që bëni dhe momente të tilla duhet t'i shfrytëzoni. Në punën tuaj jeni disa hapa përpara të tjerëve. Është një kohë favorite gjithashtu në blerje. Është kohë ideale për të mbyllur çështje të lëna pezull. Në fushën shpirtërore keni mundësi për zhvillime të reja shumë interesante.

Shigjetari

Është shumë e rëndësishme kjo periudhë, është shumë i rëndësishëm momenti në të cilin ndodhin gjërat. Do të keni disa ndryshime, takime në fushën e punës, pasi kjo është një javë shumë dinamike dhe me shumë zhvillime për Shigjetarët. Në këtë periudhë Shigjetarët do të mbyllin shumë çështje dhe punë nga e shkuara. Të lindurit e 10-të ditëshit të parë dhe të tretë duhet të fokusohen më shumë tek ekonomia, pasi është një moment shumë pozitiv që nuk duhet t'a humbisni. Është një kohë e artë për të arritur pikësynimet që keni vendosur! Kjo javë është matësi më i mirë në ekonomi, edhe pse ju nuk kënaqeni kurrë me financat tuaja. Në fushën shpirtërore keni mundësinë për të zgjidhur gjërat në kohë. Është një javë e mirë për vendime, por jo për të marrë nisma për të nisur diçka. Është mirë që për nisma të reja të mos nxitoheni dhe të prisni edhe pak.

Bricjapi

Bricjapët këtë javë do lulëzojnë në fushën e dashurisë, ndërsa në ekonomi kujdes sepse ndryshe flitet, ndryshe veprohet dhe ndryshe vendoset. Është një kohë që edhe pse duhet patur kujdes i keni të gjitha mundësitë e stabilizimit ekonomik. Kjo periudhë për të gjitha shenjat është shumë e rëndësishme në vendim marrje. Një ndikim shumë të mirë planetar Bricjapët do ta kenë ditën e hënë, ditën e enjte dhe ditën e shtunë. Janë ditë shumë të mira në punë, në takime e bisedime që mund të keni. Në çështjet shpirtërore keni vuajtuar pak kohët e fundit, por duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Kjo javë do të jetë tepër e mbarë në fushën e dashurisë!

Ujori

Ujorët do arrijnë suksesin e tyre sepse janë garant në atë që bëjnë, ata i dinë shumë mirë qëllimet e tyre. Vetëm një gjë duhet të kenë kujdes Ujorët nuk duhet të nxitojnë, pasi ndonjëherë ndryshe mendojnë dhe ndryshe veprojnë. Mos ia lini asnjëherë rastësisë, atë që keni menduar për të bërë bëjeni. Kjo kohë është e favorizuar në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe falë zgjuarsisë dhe maturisë do të arrini suksesin e garantuar. Është një moment ideal në çështjet ekonomike - financiare. Ndërsa në çështjet shpirtërore kujdes dhe vëmendje, nëse jeni ndarë kohët e fundit dhe dëshironi një ribashkim është një moment shumë i mirë i zgjidhjeve të konflikteve të vjetra dhe stabilizimit të mundshëm. Dita e shtunë ka ndikime shumë të mira në fushën e blerjeve.

Peshqit

Është një moment perfekt, ideal në çështje të punës, në lidhje me disa takime që do të bëni të cilat janë me ndikim tepër pozitiv në fushën ekonomike. Është një moment mjaft i mirë që lidhet me fushën e punës, me biznesin dhe me ndryshime të mëdha që keni tani e tutje. Mos u shqetësoni që ndonjëherë nuk vijnë gjërat ashtu si i doni ju, Peshqit kanë qenë dhe janë gjithnjë në urtësinë dhe maturinë e tyre, si dhe të gatshëm kurdoherë për të dhënë ndihmën dhe kontributin e tyre. Pikërisht ky moment është i duhur në stabilizimin ekonomik financiar dhe një takim të papritur që ju mund të keni në lidhje me punën. Ditët me ndikime më të mira për Peshqit janë dita e hënë, e enjte dhe dita e diel.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

'Solo Finanza': Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për pushime

'Solo Finanza': Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për pushime