Nënë Hidja, ka kaluar një jetë të vështirë, por vitet as hallet nuk e kanë mposhtur. Në moshën 80 vjeçare e gjejmë duke ruajtur lopët në livadhet e Novosejit.
”Kullotë lopët, dhentë. Gjysma e fshatit merret me kullotjen e bagëtive. Se kam lindur merrem me këtë punë. Me bagëti shkoj çdo ditë. I rregulloj. Kam pojatën në fund të katundit. I rregulloj në sabah dhe në drekë. Me bagëti merrem. Nuk merrem me punë tjetër. Mbaj familjen”.
80-vjeçarja Hide Mata kujton se koha më e vështirë ka qenë në komunizëm, kur punonte në kooperativë.
“Gjithmonë jam marrë me to. Sa e kam bo jetën jam marrë me to. kam bërë pak shkollë 4 vjeçare. Shkollë të lartë nuk kam mbaruar. Pasi mbarova 4 vjet shkollë jam marrë bagëtitë e shtëpisë që I kemi patur.40 dhenë,7 lopë. Me pas u bë kooperativa. I tufëzuan dhe më pas kam dalë në kooperativë të punoja. Në kooperativë jemi troshit dhe asgjë nuk kemi marrë. Një kaqore bukë. E dhe ajo bukë thekre. Jeta ka qenë shumë e vështirë”.
Na tregon se në vitet ’60 i doli bursa për edukatore, por nuk shkoi në shkollë të mesme. Ndërsa 3 vite më pas u martua dhe tashmë ka dy fëmijë, nipër e mbesa.
“Në shkollë kam dashur të shkoj. Por nuk shkova pasi nuk shkuan edhe shoqet e mia. Me doli bursa për edukatore kopshti. Nuk shkova se nuk kishte vajza të tjera në këtë shkollë. Prindërit nuk më thanë gjë por kishin frikë se çfarë mund të bëja tek shkolla. Jam martuar në 1963. Kam dy fëmijë. Djalë dhe Vajzë. Të martuar. Kam nipër e mbesa”.
Me torbë në shpinë, niset poshtë livadheve pasi na tregoi copëza nga jeta e saj si çobanja dhe gjyshja më e vjetër e fshatit Novosejë në Kukës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lëvizte me automatik me vete në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës, në pranga edhe dy shokët
18 Janar, 13:32
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar, 11:08
-
U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës
17 Janar, 16:43
-
Moti i keq/ Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit, probleme me energjinë! Ja akset e pakalueshme (VIDEO)
14 Janar, 17:06
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Moti i keq në Kukës/ Borë e ngrica, izolohen zonat malore, mungon energjia! Pezullohet mësimi në 20 shkolla
13 Janar, 12:16
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
Cfare i ka bere injoranca,paragjykimet dhe kokefortesia Shqipeise,nuk ia kane bere as pushtuesit,megjithese shpesh i perdorim keta si /koke turku/ per te shfaqesuar te gjithe fatkeqesite,prapambetjen dhe problemet tona historikisht.Jo se ata nuk kane ndikuar,por ama nuk kam pare ne asnje vend perendimor,te mungoje deshira,vullneti dhe forca per te dale nga nje gjendje,apo situate e keqe sa te neve historikisht.Shpresoj qe femijet dhe niperit e kesaj bareshe te kene vazhduar shkollimin e te kene ndryshuar jetesen.
PërgjigjuFaqet rrumullake, buzet si me botoks ja keto te ofron ushimi i shendetshem dhe ajri i paster. Dhe ata qe jetojne me strese ne mes te qytetit jane shif e shkruj
Përgjigju