Aktori i njohur Ilir Shkurti, i cili u nda nga jeta të dielën në moshën 69-vjeçare, është përcjellë në banesën e fundit.
Familjarë, miq, të afërm e kolegë i dhanë lamtumirën në një ceremoni mortore që u mbajt në vendlindjen e tij, në Pogradec. Ata veçuan si tipare të tij përkushtimin, thjeshtësinë dhe humorin që e shoqëronte ngaherë.
Si një nga figurat më të dashura të skenës, Shkurti do të mbahet mend për kontributin artistik, për talentin dhe humorin që solli në Estradën e Pogradecit, teatër e kinema.
Ai i përket brezit të artistëve që dhanë kontributin e tyre në filmat e Kinostudios shqiptare, ku ai ishte pjesë e prodhimeve si “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës.”
Komente
