Pamje të rënda janë siguruar nga Report Tv, ku një protestues është dëmtuar në njërin sy, pasi dyshohet se mund të ketë marrë një plumb gome (ende e pakonfirmuar).
Nga syri ai ka pasur gjakderdhje, ndërkohë që bërtet me të madhe nga dhimbja e shkaktuar. Më pas, me automjetin e Report Tv është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore.
Lajm në përditësim...
Një i ri, i cili ka mbetur i plagosur në sy gjatë protestës së dhunshme në Sheshin Skënderbej në Tiranë, është transportuar në Spitalin e Traumës me automjetin e Report Tv.
Mëndohet se i riu mund të jetë plagosur nga një fishek gome i qëlluar nga Policia, por kjo gjë është ende e pakonfirmuar.







