Një karikaturë që tregon politikën e BE-s ndaj emigrantëve/FOTO

Një karikaturë që tregon politikën e BE-s ndaj emigrantëve/FOTO

Karikatura nga holandezi Tjeerd Royaards

Vendet anëtare të BE-së kritikohen për për mosmbajtjen e premtimeve për përballimin e krizës së refugjatëve.

Një debat të tillë është ndezur këto ditë pas ngjarjes në Francë ku një emigrant nga Mali u shpall heroi pasi u ngjit pa asnjë lloj mbrojtje katër kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni.

Pamjet filmike të ngjitjes spektakolare të emigrantit Mamoudou Gassama dhe kapjes se fëmijës duke i shpëtuar jetën, janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale.

Karikaturisti holandez, Tjeerd Royaards, vizatoi një karikaturë me një karakter ironik dhe kritik. Ai në një anë e vizatoi emigrantin Mamoudou Gassama i cili shpëtoi jetën e fëmijës dhe poshtë saj shkroi: “Emigranti i mirë” kurse në pjesën tjetër në të njëjtën fotografi vendosi një tel më gjemba duke ironizuar politikanë e ashpër të BE-s karshi emigrantëve të “pashprese”, ai, poshtë kësaj shkroi: “Emigranti i keq.”

Karikatura e artistit gjeti një shtirrje masive nëpër rrjete-sociale ku mori me mijëra pëlqime dhe shpërndarje.


(Karikatura e holandezit Tjeerd Royaards)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion