Një kinez në krye të Interpolit:
Siguria publike e kërcënua

Një kinez në krye të Interpolit:<br />Siguria publike e kërcënua
Një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të agjencisë së bashkëpunimit global policor, Interpol.

Zëvendësministri i Sigurisë Publike, Meng Hongwei, është qytetari i parë kinez që mban postin katërvjeçar. Emërimi i tij u bë menjëherë, shkruan BBC.

Meng tha se është i gatshëm “që të bëjë çdo gjë që është e mundur drejt kauzës së policisë në botë”.

“Ne aktualisht po përballemi me disa nga sfidat më serioze të sigurisë publike që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha Meng në një deklaratë të Interpolit.

Meng bëhet president i Komitetit Ekzekutiv Interpolit, i cili jep udhëzime dhe drejtim të organizatës.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë