Pavarësisht se në prill pritet rinovimi i tij me Napolin, gazeta sportive italiane “Tuttosport” sqaron situatën në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj, duke pohuar se një klub i madh evropian është gati të paguajë klauzolën e tij.
“I marrë nga Napoli në verën e vitit 2015 për 5 milionë euro, sot titullar dhe me një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Klauzolë e vlefshme deri më 15 korrik. Dhe agjenti i tij, Mario Gufredi, prej kohësh ia ka komunikuar këtë fakt drejtorit sportiv të Napolit, Guntolit. Një klub i madh evropian është gati të investojë për shqiptar dhe ta paguajë këtë shifër të lartë”, – shkuan gazeta për mbrojtësin e djathtë të Kombëtares.
Emri i Hysajt është përmendur shpesh si përforcim i mundshëm i Bayern Munchen, i Barcelona-s apo edhe Chelsea, por gazetari në këtë rast nuk përmend asnjë emër.