/ATSH-AFP/ - Një komandant i lartë i Al-Kaedës në Afganistan dhe dy kryengritës të tjerë u vranë në një sulm ajror amerikan, njoftoi sot Pentagoni.
"Operacioni i ndërmarrë më 11 korrik në provincën Paktika ka mundësuar eliminimin e Abou Khalil al-Sudani, një komandant operacional i Al-Kaedës", theksoi Pentagoni në një komunikatë dhënë për gazetarët që shoqëronin sekretarin e Mbrojtjes, Ashton Carter në Bagdad.