Një komb, një ABC, kongresi i Manastirit në dokumentet e AQSH-së

Një ekspozitë me dokumente dhe fotografi origjinale të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror është çelur në këtë 7 mars në Kalanë e Tiranës.  Ekspozita vjen në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, për të prezantuar për publikun përpjekjet e vështira të rilindësve tanë, në hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe, në shekullin e XIX. Historiani Erald Kapri flet për rëndësinë e këtyre dokumenteve dhe fotografive, por edhe për punën e madhe që kanë bërë Mit’hat Frashri me delegatët e tjerë asokohe

“Iniciatori apo figura qendrore e Kongresit të Manastirit është Mit’hat Frashëri, asokohe 27 vjeç, që thirret nga intelektualët për të drejtuar këtë Kongres, jo vetëm se ishte djali i Abdylit dhe nipi Naimit edhe Sami Frashërit, por edhe sepse kishte nisur botimin e revistave të para në gjuhën shqipe me germa latine. Ky është moment kyç, ishte e nevojshme që të unifikohej gjuha, janë me dhjetëra alfabete që përdoreshin, por kishte një konsensus të gjerë për të përdor germat latine. Fakti që Mit’hat Frashëri bindi intelektualët për të përdorur germat latine në gjuhën shqipe është një arritje”, shprehet Erald Kapri.

Me të drejtë vote në Kongres morën pjesë 32 delegatë nga 26 qytete dhe shoqëri të ndryshme, siç janë anëtarët e shoqërisë “Bashkimi” apo shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjiptit dhe Itali, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për alfabetin e gjuhës shqipe

“Në këtë kohë, duke e njëjësuar gjuhën tonë në trungun e gjuhëve indoevropiane jep një kontribut të madh. Janë shumë shoqëri që kontribuojnë, prandaj kjo figurë ka një rol kryesor në bashkimin e tyre. Nuk është e rastësishme, që edhe Gjergj Fishta të kishte një rol kryesor në Kongresin e Manastirit”, tregon Kapri.

Fillimisht ekspozita është çelur në Manastir, aty ku Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor të vitit 1908, duke vijuar punimet deri më 22 nëntor. Delegatët që morën pjesë kanë qenë nga të gjitha trevat shqipfolëse, Manastir, Kosovë, Janinë dhe Shkodër. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 14 mars.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë