‘Një komunitet i ri politik evropian’, Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE

‘Një komunitet i ri politik evropian’, Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE

Mario Draghi

Në fjalimin e tij në Senat gjatë ditës së sotme, kryeministri Italian Mario Draghi tha se Italia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai foli gjithashtu për zgjerimin e Evropës me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

"Ne mbështesim Ukrainën dhe vazhdojmë me sanksionet kundër Rusisë. Kjo është strategjia e Italisë. Në vizitën time në Kiev pashë nga afër shkatërrimin e luftës. Unë vërej vendosmërinë e ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre. Zelensky na kërkoi të mbështesim Ukrainën për të arritur një paqe që respekton të drejtat e tyre, vetëm një paqe e rënë dakord dhe jo e pësuar mund të jetë vërtet e qëndrueshme”, u shpreh kryeministri Draghi.

Më pas ai foli gjithashtu lidhur me zgjerimin e Evropës lidhur me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Hipotezat e një komuniteti të ri politik evropian dhe rregullat e vjetruara që duhen kapërcyer”, ishin pikat kryesore të prekura gjatë fjalimit të tij në senat.

“Këshilli i ardhshëm Evropian do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar zgjerimin e kufijve të Evropës drejt lindjes. Krahas hyrjes së Kievit, Italia është edhe në favor të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi kryeministri Draghi.

Draghi më pas trajtoi çështjen e hyrjes së Kievit në Bashkimin Evropian duke thënë:

" Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe se ajo ka statusin e kandidatit. Italia ishte ndër të parat që e mbështeti këtë pozicion. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në çdo forum ndërkombëtar, i vetëdijshëm se jo të gjitha shtetet anëtare ndajnë këtë qëndrim, por rekomandimi i Komisionit është inkurajues dhe besoj se Këshilli Evropian mund të mbajë një qëndrim konsensual për këtë”, tha Draghi.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja