Një lajm i mirë për ata që nuk duan të shtojnë në peshë...

Një lajm i mirë për ata që nuk duan të shtojnë në peshë...

Foto ilustruese

Kafeina mund të konsiderohet si një agjente kundër obezitetit, pasi kafeja zvogëlon konservimin e lipideve, prodhimin e triglicerideve dhe kufizon shtimin në peshë, sipas studiuesve të Universitetit të Illinoisit, botuar në revistën ”Functional Foods”.

Ky eksperiment u aplikua te minjtë të cilët ndoqën një dietë me 40% yndyrë, 45% karbohidrate dhe 15% proteina.

Ata gjithashtu konsumuan kafeinë në një sasi të barabartë me atë të një qenieje njerëzore, që e merr atë në katër filxhanë në ditë.

Minjtë që konsumuan kafeinën grumbulluan më pak yndyrë të trupit sesa grupi tjetër: ata fituan 16% më pak peshë dhe grumbulluan 22% më pak yndyrë trupore sesa minjtë që konsumuan produktin e dekafeinuar.

Studiuesit vunë në dukje se kafeina zvogëloi grumbullimin e lipideve në qelizat yndyrore midis 20% dhe 41%./ATSH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja