Një “fake news” me kritika nga
Mogherini për Edi Ramën
Mesditën e sotme portalet shqiptare qarkulluan një lajm në të cilin citohej një qëndrim sipas tyre, i Këshillit të BE që fshikullonte kryeministrin Rama për moszgjidhjen e problemit të drogës.
Mesditën e sotme portalet shqiptare qarkulluan një lajm në të cilin citohej një qëndrim sipas tyre, i Këshillit të BE që fshikullonte kryeministrin Rama për moszgjidhjen e problemit të drogës.
“Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë ne nje shkrim te publikuar ne faqen zyrtare të këtij Këshilli, ‘ECFR.eu’, teksa analizon situaten ne Ballkanin Perendimor dhe me idene se cfare Evropa mund te beje per keto vende, ndalet edhe te Shqiperia”-shkruajtën të gjitha portalet.
Por në fakt, nëse viziton faqen ku është publikuar ky shkrim, është shumë e lehtë për të kuptuar që shkrimi nuk është as qëndrim, as analizë nga Këshilli i Europës, institucionit që përcakton prioritetet politike të BE, e as i ndonjë departmenti të tij për marrëdhëniet me jashtë, siç lënë të kuptohet mediat shqiptare. Përkundrazi, faqja që ato citojnë si websajti i Këshillit Europian për marrëdhëniet me jashtë, është një think-tank, organizatë ndërkombëtare kërkimesh mbi politikat dhe analizash mbi çështjet e Bashkimit Europian.
Nëse hyni në faqen http://www.ecfr.eu/about do të shihni se në kategorinë “Rreth nesh” ky institucion përshkruhet kështu:
ECFR (European Council on Foreign Relations) është një think tank ndërkombëtar, i vlerësuar me çmime, që synon të kryejë hulumtime të pavarura, të ofrojë një hapësirë të sigurtë pikëtakimi për politikë-bërësit, aktivistët dhe intelektualët, për të ndarë ide….
(Faqja zyrtare e ECFR)
Pra artikulli me titull “Cfarë mund të bëjë Europa për Ballkanin Perëndimor” ku Shqipëria përmendet për përçarjen politike, është një koment subjektiv me autore Vessela Tcherneva-n, Drejtore për Programet në këtë think tank dhe jo një qëndrim zyrtar i Këshillit të Europës./Tema
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13