Një luftë si ‘lojë shahu’, 007-at e Izraelit përsëri një hap para! Çfarë pritet të ndodhë mes 4 ‘bigëve’ në fushëbetejë

Një luftë si ‘lojë shahu’, 007-at e Izraelit përsëri një hap para! Çfarë pritet të ndodhë mes 4 ‘bigëve’ në fushëbetejë

Moment nga lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut

Një tjetër raund beteje dhe katër lojtarë në “fushën e shahut”: Izraeli, Hezbollahu, Irani dhe SHBA-të.

Një përplasje ku të gjithë pretendojnë suksese dhe po aq shpejt deklarojnë se nuk duan konflikt total. Edhe nëse goditjet janë të forta.

IZRAELI

Izraeli luajti paraprakisht i pari dhe nuk priti që armiku të bënte lëvizjen e parë. IDF, në realitet, vazhdoi në një shkallë të gjerë atë që ka bërë që nga 7 tetori: shkatërrimin e hierarkisë ushtarake të Hezbollahut, eliminimin e oficerëve dhe drejtuesve.

Të dielën (sot, 25 Gusht), e zgjeroi aksionin duke shenjëstruar pozicionet e lëvizjes libaneze, një numër shumë të lartë "lokalesh", godinash strehë dhe bunkerësh (thonë zëdhënësit).

Mospërfillja që doli në New York Times është interesante: inteligjenca izraelite e dinte se sulmi i armikut ishte planifikuar për në orën 05:00 të mëngjesit dhe kështu u përpoq ta kapte armikun në befasi. Do të ishte një provë e mëtejshme sesi spiunazhi arriti të depërtonte në dislokim (loja e 007-ve).

HEZBOLLAH

Fraksioni shiit aleat me Teheranin "duhej" t'i përgjigjej vrasjes së liderit të saj të lartë Fuad Shukr. Organizata libaneze ushtarake kishte premtuar hakmarrje, por u përmbajt dhe e ngadalësoi për arsye diplomatike.

Më pas filloi vala e betejës. Plumba, raketa dhe dronë. Disa qindra - shumë më tepër sipas burimeve të tjera, u lëshuan edhe me ndihmën e Republikës Islamike iraniane. Thashethemet pretendojnë se ndër objektivat e zgjedhur ishin komanda e Mossad-it dhe ajo e Njësisë 8200 (inteligjencë elektronike), por nuk ka të dhëna për rezultatet dhe nuk është e qartë nëse "zbulimi" është pjesë e “betejës psikologjike".

Guerilët deklaruan se "faza e parë" e hakmarrjes ka përfunduar, një frazë që mund të tregojë dëshirën për ta kufizuar atë. Ministri i Jashtëm izraelit Katz ishte shprehur: Ne nuk duam një luftë të përgjithshme.

“As Teherani nuk dëshiron përshkallëzim, ka rregulla të pashkruara për të shmangur më të keqen nga më e keqja ,por si zakonisht ekziston rreziku që gjithçka të dalë jashtë kontrollit”, shkruan “Corriere della sera”, duke iu referuar burimeve dhe autoriteteve nga vendngjarja.

SHBA

Pentagoni ka përsëritur se është në anën e Tel Avivit dhe për ditë të tëra ka mobilizuar pajisjet e tij në zona të shumta: Mesdheu lindor, bazat midis Jordanisë dhe Gjirit Persik, Deti i Kuq, Gjiri i Omanit.

Dy aeroplanmbajtëse - Roosevelt dhe Lincoln, të cilat sapo kanë mbërritur, anije që veprojnë si mburoja kundër raketave, marinsat, të paktën një nëndetëse (Gjeorgji) me anije lundrimi dhe komando, qindra luftëtarë, avionë zbulimi dhe dronë.

Disa njësi, raportojnë burimet, do të kishin lëvizur për të siguruar mbrojtje më të madhe. Uashingtoni lëviz në tre nivele: Ndërmjetëson për të arritur një armëpushim në Gaza, mbron aleatin e tij, paralajmëron (por gjithashtu bisedon në mënyrë konfidenciale) me Iranin.

AJATOLLAHËT

Ata kanë gjithmonë një llogari të hapur me Izraelin për vrasjen e Ismael Haniyeh, liderit të Hamasit të vrarë në Teheran në fund të korrikut (28 Korrik). Pasdaran kanë përsëritur se do të ketë një hakmarrje të kalibruar, të menduar dhe ndoshta ndryshe nga ajo që presin të gjithë.

Deklarata që i përgjigjen një sërë nevojash: shmangia e një përplasjeje gjithëpërfshirëse, mbrojtja e instalimeve të veta nga një kundërpërgjigje nga shteti hebre, loja me faktorin "surprizë", mbajtja e izraelitëve nën presion, për të menaxhuar një situatë e paqëndrueshme e brendshme politike.

Për këtë arsye ata deri më tani kanë shmangur “të shtënat” duke ia lënë detyrën, sipas një skenari të parashikuar, Hezbollahut, i cili vepron në koordinim me Iranin dhe njëkohësisht ndjek axhendën e tij.

“Ajatollahët përziejnë tonet e zjarrta me durimin “strategjik”, marrin pjesë në duel verbal, janë të vetëdijshëm për rreziqet, por janë të bindur se mund të ndikojnë në të gjithë tabelën e shahut”, shkruan gazeta italiane.

Me peshën e tyre kanë dhe pjesëmarrjen e shumë milicive, të gjitha të pajisura me sisteme me rreze të gjatë. Dhe që janë të pranishme në Irak, Siri, Liban dhe Jemen

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki