Një magji për lodrat e Tiranës
Vajza ime, Karlota, është e lumtur në Tiranë. Si çdo fëmijë percepton dashurinë e ngrohtësinë që ne shqiptarët dimë t’ua falim fëmijëve pa kursim. Ka një dallim didaktik dhe kulturor mes nesh dhe Perëndimit në këtë pikë. Ky i fundit ka krijuar një distancë. Kush ka jetuar jashtë, më kupton mirë se përse flas.
Vajza ime, Karlota, është e lumtur në Tiranë. Si çdo fëmijë percepton dashurinë e ngrohtësinë që ne shqiptarët dimë t’ua falim fëmijëve pa kursim. Ka një dallim didaktik dhe kulturor mes nesh dhe Perëndimit në këtë pikë. Ky i fundit ka krijuar një distancë. Kush ka jetuar jashtë, më kupton mirë se përse flas. Personalisht, duke i provuar të dy realitetet, preferoj ngrohtësinë - edhe pse ndonjëherë të ekzagjeruar – shqiptare. Mund të jem gabim, por më duket se dashuria për fëmijët, është njësoj e rëndësishme për rritjen e tyre sa dielli e ajri.
Kemi shumë të mira ne shqiptarët, por e prishim për pak gjë. Në Tiranë nuk ka shumë parqe dhe lodra publike për fëmijët. Privatët janë organizuar mirë dhe ofrojnë në maksimum, pa kursim, argëtim për më të vegjëlit. Por jo të gjithë fëmijët dhe familjet e kanë mundësinë ekonomike të shkojnë e të paguajnë dhe të gjithë e dimë se si bëjnë të vegjëlit sa shohin lodra; arrijnë t’i dallojnë që larg e nuk qetësohen derisa të hipin e të argëtohen duke u hedhur poshtë e lart.
Në zemër të Tiranës, pak hapa larg Presidencës, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit është një kënd i rrallë me lodra për fëmijë. Pozicioni është i mrekullueshëm, pasi lidh rrugë kryesore të qendrës. Besoj se shumë vetëve u ka qëlluar të kalojnë me fëmijët aty. Por në ç’gjendje janë këto lodra? Fotot e tregojnë. Asnjëra nuk funksionon. Janë totalisht të shkatërruara. Bashkë me vajzën edhe unë kaloj shpesh aty, por çfarë mund të bëjmë? Bashkia nuk ka fonde për t’i pastruar dhe rregulluar? Besoj se çdo qytetar, unë e para, mund të kontribuojmë edhe financiarisht për t’i sistemuar, por kam frikë se problemi nuk qëndron vetëm këtu. Problemi qëndron se kush paguhet në Bashki për t’i mirëmbajtur nuk e bën me dashuri punën që ka marrë përsipër. Lodrat përsëri do të prishen, por të rriturit, duhet t’i tregojnë fëmijëve që dinë t’i rregullojnë si me shkop magjik. Deri tani, me keto lodra në zemër të kryeqytetit, s'po ndodh asnjë magji.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor, 09:48
-
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 09:44
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'
23 Dhjetor, 09:29
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
23 Dhjetor, 08:58
-
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar denoncon: Tjetër ngarkesë me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, sinjalizohet nga BE-ja
23 Dhjetor, 08:56