Një muaj para së Biden të marrë presidencën, djali i tij Hunter është nën hetim për taksat

Një muaj para së Biden të marrë presidencën, djali i tij Hunter është nën hetim për taksat

Joe dhe Hunter Biden

Zgjedhjet presidenciale kanë mbaruar, por duket se djali i Presidentit të zgjedhur Joe Biden, Hunter do të vazhdojë të mbetet një shënjestër e rregullt e sulmeve republikane.  Ditën e djeshme ai ka deklaruar se thënë se është nën hetim për taksat, hetim i cili po kryhet nga prokurorët federalë në Delaware. Mediat amerikane theksojnë se kjo mund të ketë të bëjë me marrëdhëniet e tij të biznesit me vende të huaja, përfshirë Kinën.

Hunter Biden deklaroi se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe besonte në zbardhjen e çështjes.

"Unë e marr këtë çështje shumë seriozisht, por kam besim se një rishikim profesional dhe objektiv i këtyre çështjeve do të tregojë se unë kam zhvilluar çdo gjë në mënyrë të ligjshme”.

Ekipi i tranzicionit Biden-Harris tha se presidenti i zgjedhur ishte krenar për djalin e tij. Një deklaratë nga ekipi tha se Hunter kishte “luftuar përmes sfidave të vështira, duke përfshirë sulmet e mbrapshta personale të muajve të fundit, vetëm për të dalë më të fortë”.

50-vjeçari tha se kishte mësuar për hetimin të martën, ndërsa nuk dha më shumë detaje.

Hunter Biden ishte një shënjestër e sulmeve të republikanëve gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2020. Prania e tij në bordin e një firme energjetike ukrainase ishte në qendër të procesit të shkarkimit kundër presidentit, Donald Trump, në fillim të këtij viti. Zbulimi që Hunter është nën hetim tatimor nuk është befasues por me konfirmimin zyrtar të tij kjo paralajmëron dhimbje koke për presidentin e zgjedhur. Nëse republikanët mbajnë kontrollin e Senatit të SHBA, seancat dëgjimore mbi financat e Hunter - dhe çdo lidhje me Presidentin Biden - janë një përfundim i paralajmëruar. Dhe nëse hetimi kthehet në akuza zyrtare, shqetësimet politike për familjen Biden mund të kthehen në çështje ligjore shumë reale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë