Kandidimi për herë të parë i një filmi shqiptar nga Kosova në Oscar siç ishte "Shok" për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër, çoi peshë zemrat e mbarë shqiptarëve.
Edhe aktores së Hollivudit me origjinë shqiptare Eliza Dushku, filmi "Shok" i rrëmbeu zemrën. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Twitter një status për vlerat që i dha historisë së artit shqiptar ky kandidim.
"Fituat zemrat dhe hodhët shkëlqim mbi historinë e Shqipërisë dhe Kosovës në mbarë botën. Krenare për Shqipërinë dhe Kosovën", - shkruan Dushku.

Por ndërkohë pjesëmarrja e një filmi shqiptar në ceremoninë e 88 të Academy Award's nuk i ka bërë dhe aq përshtypje shqiptares tjetër të famshme, Rita Orës.
Edhe pse nderuar me titullin "Ambasadore e Kosovës në botë" këngëtarja në nisje të Oscar i ka uruar suksese të gjithë të nominuarve, por pa përmendur në veçanti filmin "Shok".
Ajo ka zgjedhur të sjellë në kujtesë performancën e saj në ndarjen e çmimeve Oscar 2015, ku ndan një urim të veçantë gjithashtu për Diane Warren me të cilin shkruan se ka pasur kënaqësinë të bashkëpunojë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com