Një nga ditët më të vështira në historinë e SHBA-së

Katër vjet pas sulmit në Kapitolin amerikan në Uashington, presidenti në largim, Joe Biden paralajmëroi se incidentet e asaj kohe nuk duhen harruar.

"Unë nuk mendoj se ne duhet të pretendojmë sikur nuk ka ndodhur," u tha presidenti demokrat gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sulmi në Kapitol

Më 6 Janar 2021, mbështetësit e republikanit Donald Trump sulmuan Kapitolin për të parandaluar certifikimin e fitores zgjedhore të Joe Biden në parlament. U shkatërruan zyra, deputetë të shumtë u fshehën nga frika për jetën e kërcënuar nga banditë. Si rezultat i trazirave humbën jetën pesë vetë, 140 policë u plagosën.

Biden e quajti këtë "një nga ditët më të vështira në historinë amerikane". "Demokracia jonë fjalë për fjalë u vu në provë. Dhe për fat të mirë demokracia jonë rezistoi."

Biden përhap besim

Presidenti amerikan, Biden foli gjithashtu me anëtarët e sapozgjedhur demokratë të Kongresit në Shtëpinë e Bardhë. Duke iu drejtuar atyre, ai tha: "Tani është detyra juaj të thoni të vërtetën dhe të mbani mend atë që ndodhi. Mos lejoni që 6 Janari të rishkruhet dhe as të fshihet".

Lidhur me rolin e Trump, Biden tha: "Unë mendoj se ajo që ai bëri ishte një kërcënim real për demokracinë", duke shtuar, se "jam i bindur se e kemi lenë pas këtë”.

Donald Trump nxiti mbështetësit e tij gjatë një fjalimi në vitin 2021 duke pretenduar se atij i ishte vjedhur fitorja nga mashtrimi masiv i zgjedhjeve. Menjëherë më pas shpërthyen trazirat. Shumë nga sulmuesit tani janë dënuar - megjithëse Trump ka premtuar falje.

Biden premtoi gjithashtu "tranzicion të qetë" të pushtetit

Në një artikull për Ëashington Post, presidenti amerikan, Joe Biden pa përmendur drejtpërdrejt Trumpin, u ankua për një "përpjekje të pandalshme për të rishkruar apo edhe fshirë historinë e asaj dite". Po bëhet një përpjekje për të "na thënë se nuk e pamë atë që pamë me sytë tanë", shkroi Biden. "Ne nuk mund të lejojmë që e vërteta të humbasë. Në të njëjtën kohë, Biden iu referua përpjekjeve të tij për të siguruar një "tranzicion të qetë". SHBA-të duhet të kthehen në një "transferim normal të pushtetit"./DW

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të botës së narkotikëve

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të botës së narkotikëve