Një nga figurat kyçe të Hollivudit mesazh për Italinë, Coppola: Shpirti i shpresës, nuk do të thyhet kurrë! (VIDEO)

Me Italinë që po lëngon, por nuk dorëzohet, janë bashkuar përmes mesazheve të shpresës e solidaritetit personalitete nga fusha e artit e kulturës në mbarë botën. Kësaj here një nga figurat kyçe të Hollivudit, regjisori Francis Ford Coppola, i njohur për triologjinë e "Godfather", në 81-vjetorin e tij të lindjes, në 7 prill, ka vendosur në qendër të vëmendjes "Il bel paese", për shkak të situatës së vështirë që po përjeton prej përhapjes së virusit korona. Në 7 prill që konçidon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, Coppola bëhet zëri që përshkruan dhimbjen që ka kapluar Italinë, për jetët e humbura, ata që po luftojnë, dhe guximtarët që mbajnë frymën e shpresës gjallë, duke ripërsëritur "gjithçka do të shkojë mirë".  Videon e Coppolas e kanë shpërndarë në rrjetet sociale shumë artistë edhe kompani të njohura,  duke e shoqëruar me shënimin"Nga 'Italia e vogël' për Italinë, Francis Ford Coppola bëhet zëri i një mesazhi shprese. "Zemrat tona janë me gjithë të prekurit nga ky virus". Në këtë mesazh shprese Coppola thotë:"Ne jemi gjendur edhe në rrethana më të vështira kohë më parë, dhe ju e dini, se gjithmonë kemi gjetur diçka që të na bëjë të vazhdojmë përpara: një shtysë e brendshme, vendosmëria për t’u përballur dhe për të përqafuar të panjohurën, shpirti i shpresës që nuk do të thyhet kurrë”.


Lajmi kryesor:

Arti terapi e shpirtit! Personazhe të njohur vijnë me sugjerime: Lexoni dhe dëgjoni muzikë të mirë (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin