Arti terapi e shpirtit! Personazhe të njohur vijnë me sugjerime: Lexoni dhe dëgjoni muzikë të mirë (VIDEO)

 

“Të gjithë bashkë do ia dalim!” Kjo është thirrja që ka kumbuar vazhdimisht nga artistë, njerëz të njohur, të botës së televizionit, por jo vetëm.

Ka qenë shpresa për ditë më të mira, shpresa se ndërgjegjësimi do të pakësonte rrezikun nga Covid-19 ajo që ka mbizotëuar gjatë këtyre ditëve mga ata, të cilët artin e kanë sjellë nga shtëpitë e tyre, drejt tonave nëpërmjet rrugëve të zemrës.

Nuk kanë qenë të paktë ata artistë që na kanë argëtuar në rrjetet sociale, kanë sjellë kinemanë, teatrin, operan, sallat e koncerteve në ekranet e vogla të celularëve tanë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Një nga figurat kyçe të Hollivudit mesazh për Italinë, Coppola: Shpirti i shpresës, nuk do të thyhet kurrë! (VIDEO)

Me Italinë që po lëngon, por nuk dorëzohet, janë bashkuar përmes mesazheve të shpresës e solidaritetit personalitete nga fusha e artit e kulturës në mbarë botën. Kësaj here një nga figurat kyçe të Hollivudit, regjisori Francis Ford Coppola, i njohur për triologjinë e "Godfather", në 81-vjetorin e tij të lindjes, në 7 prill, ka vendosur në qendër të vëmendjes "Il bel paese", për shkak të situatës së vështirë që po përjeton prej përhapjes së virusit korona. Në 7 prill që konçidon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, Coppola bëhet zëri që përshkruan dhimbjen që ka kapluar Italinë, për jetët e humbura, ata që po luftojnë, dhe guximtarët që mbajnë frymën e shpresës gjallë, duke ripërsëritur "gjithçka do të shkojë mirë".  Videon e Coppolas e kanë shpërndarë në rrjetet sociale shumë artistë edhe kompani të njohura,  duke e shoqëruar me shënimin"Nga 'Italia e vogël' për Italinë, Francis Ford Coppola bëhet zëri i një mesazhi shprese. "Zemrat tona janë me gjithë të prekurit nga ky virus". Në këtë mesazh shprese Coppola thotë:"Ne jemi gjendur edhe në rrethana më të vështira kohë më parë, dhe ju e dini, se gjithmonë kemi gjetur diçka që të na bëjë të vazhdojmë përpara: një shtysë e brendshme, vendosmëria për t’u përballur dhe për të përqafuar të panjohurën, shpirti i shpresës që nuk do të thyhet kurrë”.

Ora 12:05
Ventrilokuisti me origjinë shqiptare Nikolas Bushi, një falënderim për mjekët edhe forcat e rendit! (VIDEO)

Ventrilokuisti i ri Nikolas Bushi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një videomesazhi së bashku me dy kukullat e tij falënderon mjekët, edhe bën apel për të gjithë që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë në shtëpi, sepse vetëm së bashku do t’ia dalim.

Ora 12:01
“E dashtun jetë”, Anila Varfi: Ëndrrat i kam shumë të thjeshta, veç diell, ajër dhe ujë! (VIDEO)

Poezia e kineastes dhe poetes Anila Varfi, “E dashun jetë”, e realizuar tanimë në një videomesazh nën interpretimin e Aneta Malajt, vjen në këtë periudhë të vështirë, si një himn jetën. Ndërsa, në vargjet e saj poetja shkruan se ëndrrat për jetën tani janë të thjeshta, veç diell, ajër dhe ujë.

Ora 11:59
“Pranvera filloi me ardhë”, sopranoja Klodiana Ibrahimi interpreton nga Italia (VIDEO)

Sopranoja shqiptare Klodiana Brahimi nga shtëpia e saj në Itali, ku këto ditë gjendet e vetizoluar i bashkohet nismës së artistëve shqiptarë për të përcjell shpresë edhe optimizëm. Me këngën “Pranvera filloi më ardhë” artistja thotë, se me besim dhe dashuri për njëri-tjetrin të gjithë bashkë do t’ia dalim.

Ora 11:55
"Duo në violinë", Florian Vlashi me Daniel Vlashin, dhe një bisedë për frikën, muzikën dhe shpresën! (VIDEO)

Violinisti Florian Vlashi përmes një videomesazhi nga Spanja sjell një bisedë me veten për frikën, muzikën dhe shpresën. Së bashku me djalin e tij, Daniel Vlashin, dy artistët luajnë nga Bela Bartok “Duo në violinë”.

Ora 11:43
Paris/ Kantautori Vlashent Sata këndon “Dashurinë që kam për ty” (VIDEO)

Kantautori Vlashent Sata gjatë këtyre ditëve që gjendet në shtëpi i vetizoluar interpreton live muzikë për të gjithë shqiptarët. Kënga që ka zgjedhur kësaj here artisti është “Dashurinë që kam për ty”.

Ora 10:22
Studenti: Uroj që të mos ketë më viktima, por koronavirus bëri që natyra të marrë frymë lirisht (VIDEO)

Në vetëizolim shpesh të rinjtë kanë treguar se janë të motivuar për të bërë gjëra të ndryshme që karantina të mos kthehet në një vend monotonie për ta.

Studenti dhe modeli Besmir Lazaj na sjell eksperiencën e tij të të jetuarit mbyllur për herë të parë kaq gjatë në shtëpi. Ai thotë se merret me aktivitet fizik, por ka nisur edhe të mësojë gjuhën ruse, e cila e tëheq shumë.

Ai uron të mos ketë më viktima, por thotë se këtë periudhë natyra po merr frymë lirisht.

 

 

Ora 10:21
‘Dhe nëpër udhët ku kam ecur s’do ndihet kolla ime e thatë’, Devis Xherahu sjell ‘Kur të jesh mërzitur shumë’ (VIDEO)

Këngëtari Devis Xherahu ka sjellë vazhdimisht nga karantina disa prej këngëve më të bukura shqiptare.

Nën shoqërinë e kitarës këngëtari na ka emocionuar me serenata, por ka sjellë edhe Himnin e Flamurit, interpretuar me flaut.

Ndërkohë, po me të njëjtin emocion Devis Xherahu ka interpretuar edhe “Kur të jësh mërzitur shumë” me tekst të shkrimtarit të madh Dritëro Agollit.

Ora 10:00
Eva Murati: Lexoni ‘Harry Poterin’, është zgjedhja ideale për këtë ditë karantine (VIDEO)

Moderatorja Eva Murati, ashtu si shumë personazhë publikë po bëjnë, ka sugjeruar disa filma, seriale dhe libra që mund të lexoni këto ditë, pasi një pjesë e mirë e njerëzve po e shfrytëzojnë këtë kohë për të parë sa më shumë filma dhe lexuae sa më shumë.

Bukuroshja e ekranit ka sugjeruar serialin “How I met your mother”, një serial komik e plot të qeshura, ndërkohë që sugjeron të shihni “The Godfather”, një film që flet për mafian italiane. Ndërkohë librat që ajo sugjeron janë librat e “Harry Poter” për të cilët Eva thotë se kanë ndikuar shumë në jetën e saj.

 

Ora 09:58
‘Laje, laje kryt si rosa’, Xum Allushi na kujton se kjo këngë është ‘kolona zanore’ e jetës në karantinë (VIDEO)

Xum Allushi, personazhi i njohur për videot e shumta funny në rrjetet sociale ka publikuar një video ku në fakt ëshë duke farë dyshemenë nën tingujt e këngës popullore shqiptare “Laje, laje kryt si rosa”, një këngë që duket se i shkon shumë përshtat situatës në të cilën ndodhemi, sepse të karantinuar shumë persona po kujdesen maksimalisht për higjienën  në shtëpi.

 

Ora 09:55
‘Mos më prek mua me ato duar’, Cheap an’ Nasty sjellin këngën për ‘dashurinë’ në kohë koronavirusi (VIDEO)

Të quajtur “Cheap an’ Nasty”, grupi muzikor shqiptar I përbërë nga tre djem të rinj kanë sjellë një këngë që I dedikohet dashurisë në kohën e koronavirus, kur të gjithë në fakt mund të jenë mbartës potencialë të Covid-19, ndaj dhe dashuria mund të konsiderohet ‘armike’. Me nota humori tre djemtë kanë sjellë këtë këngë, në të cilën dëgjohet edhe thirrja “Edi jam! Laji mirë duart…”

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë