Një lajm pozitiv vjen sot nga rrethi i Krujës ku pas shumë ditësh raportohet se sot nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus. Të gjithë tamponët e kryer ditën e djeshme në këtë rreth kanë rezultuar negativë.
Kruja ka qenë një nga rrethet më problematike lidhur me pandeminë pasi problem u bënë fasoneritë e shumta ku punonin qindra persona. Infektimi i njërit prej tyre solli më pas përhapjen me shpejtësi të COVID-19 edhe te puntorët e tjerë.
Pak ditë më parë ishte një tjetër ditë me zero raste pozitive në Krujë, por këtë herë shpresojmë të jetë e fundit dhe mos të ketë më raste të reja me COVI-19. Theksojmë se ashtu si Tirana, Durrësi dhe disa rrethe të tjera edhe Kruja është ende zonë e kuqe.